Protestuan kundër Teatrit, dy artistët në Kuvendin e PD-së, Veliajt i del fjala

Protestuan kundër Teatrit, dy artistët në Kuvendin e PD-së, Veliajt i del fjala

Aktorët Edmond Budina dhe Taulanta Jupi

Ajo që ishte artikuluar në media se protesta e aktorëve të Sindikatës së Artistëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile kundër një godine të re të teatrit ka prapavijë të qartë politike të lidhur me PD, është vërtetuar sot më së miri. Dy prej organizatorëve kryesorë të kësaj proteste, Edmond Budina dhe Taulanta Jupi janë nga sot zyrtarisht pjesë e Partisë Demokratike, me ftesë të kryetarit të saj Lulzim Basha.Ata mbajtën edhe një fjalë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, organin më lartë vendimmarrës të kësaj force politike.

Në prapaskenë, selia blu dhe Lulzim Basha do të nxisnin dhe do të koordinonin protestën e aktorëve. Siç duket edhe në këtë foto, Lulzim Basha do të mblidhte në qershor në një nga kafenetë e kryeqytetit aktorët Kastriot Çipi, Edmond Budina dhe Taulanta Jupi. 

Lulzim Basha në një nga kafenetë e kryeqytetit me aktorët Kastriot Çipi, Edmond Budina dhe Taulanta Jupi

Ndërkohë pak ditë më pas, gjatë një dëgjese me artistë dhe arkitektë organizuar nga kryebashkiaku Veliaj, u zbuluan disa mesazhe se si drejtues të Sindikatës së Artistëve, që pretendonin se ishin të pavarur, merrnin urdhra direkt nga zyrtarë të PD, lidhur me kohën se kur duhet të flisnin, si duhet të sillen dhe çfarë duhet të thonë. Taulanta Jupi, e cila njihet edhe si një nga koordinatoret e protestës se çadrës së Partisë Demokratike, dërgonte urdhra me SMS përmes Mirela Jorgos, duke u kërkuar që të ndërhynin dhe të merrnin nën kontroll situatën dhe të prishnin dëgjesën.

Moment nga shkëmbimi i mesazheve midis Taulanta Jupit dhe Mirela Jorgos

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Të shtunën Konventa, kush janë anëtarët e propozuar për Kryesinë e Partisë së Lirisë (EMRAT)

Të shtunën Konventa, kush janë anëtarët e propozuar për Kryesinë e Partisë së Lirisë (EMRAT)