Provat e reja/ Albert Veliu pranoi të bëhej ‘vegël’ e PD pasi iu hoq ndihma ekonomike (Faksimilet)

Provat e reja/ Albert Veliu pranoi të bëhej ‘vegël’ e PD pasi iu hoq ndihma ekonomike (Faksimilet)

Dëshmitari "X", Albert Veliu

Është ndienja e hakmarrjes ajo që ka shtyrë Albert Veliun të bëhet një vegël e Partisë Demokratike, duke mashtruar publikisht mbi lidhjen e tij me vëllain e Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafajn.

Një person me një të shkuar kriminale, Albert Veliu ka përfituar për disa vite me radhë ndihmë ekonomike nga Bashkia e Vlorës.

Dokumenti i mëposhtëm, i datës 15 shkurt 2018, tregon se Veliu, si kryefamiljar i një familje me tre anëtarë, ka përfituar ndihmë nga ana e pushtetit vendor deri në muajt e parë të këtij viti..

Në listën e bashkangjitur me vendimin e Këshillit Bashkiak, emri i tij paraqitet i 216-ti në listë, si përfitues me dosjen numër NE-2018-009500.


(Faksimilet e ndihmës ekonomike)

Megjithatë, pas reformës së ndjekur në sistemin e shpërndarjes së ndihmës ekonomike, nga ana e Bashkisë Vlorë u konstatua se dosja e Veliut përmbante elementë të shumtë parregullsie dhe se ai kishte mashtruar mbi të ardhurat e tij.

Si rrjedhojë, në vendimin e muajit prill, u vendos heqja e Veliut nga lista e përfituesve, duke i dhënë atij të drejtën që të kërkojë punësim për veten, gruan dhe djalin përmes zyrave të punës, një ofertë e refuzuar nga ana e personit.

Ne listen e muajit prill, Albert Veliu eshte perjashtuar nga ndihma ekonomike

Megjithatë, ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga 51-vjeçari, i cili pavarësisht të ardhurave që siguron në të zezë, bazuar në dëshmitë e fqinjëve të tij në Vlorë, ka një situatë të vështirë ekonomike edhe për shkak të veseve që e shtyjnë të shpenzojë shuma të konsiderueshme parash në baste sportive apo në lojëra të bixhozit.


(Faksimilet e ndihmës ekonomike)

Pasi mësoi se nuk do të përfitonte më ndihmën ekonomike, duket se Veliu, një militant i fotografuar në disa mitingje të PD në Vlorë, është vetofruar për të montuar një histori, mbi bazën e të cilës opozita mund të përfitojë kapital politik.

Duke shërbyer si “kamikaz”, me emër dhe me fytyrë, Veliu duket të ketë siguruar disa të ardhura të mira për rolin e tij në këtë skandal.

Kjo është njëkohësisht forma e tij për t’u hakmarrë ndaj qeverisë, përgjegjëse sipas Veliut, për nxjerrjen e tij nga skema e ndihmës ekonomike. Lexo.al

Lexo me shume mbi mashtrimet e Veliut ne deshmine e tij publike http://www.lexo.al/18-genjeshtrat-e-albert-veliut-qe-rrezojne-pergjimin-e-pd/

DOKUMENTI I PARE I PLOTE SHKURT 2018 VENDIM-I-KËSHILLIT-TË-BASHKISË-VLORË-nr13-DATE-20.02.2018

DOKUMENTI I DYTE I PLOTE, PRILL 2018 VENDIM-I-KËSHILLIT-TË-BASHKISË-VLORË-nr35-DATE-26.04.2018

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kush ?: 18/05/2018 20:11

    Por Luli e di qe eshte m** ky? Apo ndoshta ka oreks dhe i shijon.

    Përgjigju
  • Doktori: 18/05/2018 13:32

    Gjithe Vlora e di sw ca Mu*i eshte ky cami ordiner dhe mashtrues Albert Veliu

    Përgjigju
  • cubi: 18/05/2018 13:10

    I ben mire ta bej ndonje vizit atje tek vendi i qenit ,se pastaj e nxjerr lulishi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi