POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Provat e reja për 'Babalen' e Fredi Alizotin/ ‘Repolitix’ thyen një tjetër rekord audienca

Emisioni ‘Repolitix’ i gazetarit Denis Minga në Report Tv përsëri mbrëmjen e djeshme shënoi rekord audience. Fakte të reja dhe fotot ekskluzive për Albert Veliun njohur si Babalja dhe Fredi Alizotit me eksponentë të PD-së, të publikuara për herë të parë nga gazetari investigativ i Report TV, Artan Hoxha kanë ngjallur një kureshtje tek publiku e si pasojë një shikueshmëri të lartë.

Siç edhe shihet nga ky grafik i audiencës së mbrëmjes së djeshme nga kompania e vetme e matjes së audiencës Telemetrix, Report TV renditet i dyti në rang kombëtar pas televizionit Klan dhe duke lënë pas televizionin Top-Channel dhe Vizion Plus.

Ndërkohë distanca e Report TV me televizionet e tjera informative në vend në të njëjtin fasho orar është e thellë.

Audienca në Report TV krahasuar me TV e tjera Kombëtare dhe Informative


Të dhënat e reja për dosjen Babale, sjellë nga Artan Hoxha shkaktuan debat të fortë në studio mes avokatit Çlirim Gjata dhe gazetarit Ylli Rakipi. Artan Hoxha zbuloi se videoja e publikuar nga deputeti Salianji është regjistruar nga Florenc Hoxha, kreu i policisë Bashkiake në kohën e PD. Po ashtu Hoxha publikoi edhe një foto ekskluzive, ku Fredi Alizoti shfaqej në shoqërinë e një eksponenti të rëndësishëm të PD, Fredi Alizotit.

Bazuar në fakte, video dhe foto ekskluzive edhe njëherë tjetër Report TV mbrëmjen e djeshme dëshmoi se është në shërbim të së vërtetës dhe të informimit të drejtë e të saktë të shikuesve. Kjo falë një pune dhe përkushtimi maksimal të gjithë stafit të Repolitix dhe Report TV.

ma.nd./
Komento