Provokon sërish ministri serb, Ivica Daçiç: Kosovën e njohim kur të fluturojnë derrat

Provokon sërish ministri serb, Ivica Daçiç: Kosovën e njohim kur të fluturojnë derrat

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç skandalizoi sot kur tha se Serbia do ta njohë Kosovën dhe do të lejojë të marrë një vend në OKB, kur të bëjë shelgu rrush apo kur të fluturojnë derrat. Në lidhje me çështjen e Kosovës e Metohisë duhet kërkuar kompromisi tha Daçiç. 

Deklaratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për bashkimin e Luginës së Preshevës i komentoi me fjalët:

“Ai sigurisht që duhet të thotë diçka, pasi po e sulmojnë nga të gjitha anët. Ata s’duan të flasin për korrigjim, ndërsa e duan Preshevën dhe Bujanocin? Sa të zgjuar që qenkan! A e dini kur do të ndodhë kjo, që Kosova e Metohija të hyjë në Kombet e Bashkuara, që t’i njohim si shtet? Kur të bëjë shelgu rrush apo kur të fluturojnë derrat", tha kryediplomati serb para gazetarëve në Ambasadën e Greqisë në Beograd.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale