Prrenjas, biznesi dhe banorët bëhen bashkë: Shtëpie të re për familjen me aftësi ndryshe

Prrenjas, biznesi dhe banorët bëhen bashkë: Shtëpie të re për familjen me aftësi ndryshe

Taulant Balla gjatë vizitës në familjen me aftësi ndryshe në Prrenjas

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me rastin e festës së Pashkëve i është gjendur pranë një familjeje në nevojë në fshatin Skroskë në Prrenjas, familjarët e të cilës janë me aftësi ndryshe dhe jetojnë në një shtëpi të rrënuar. Të gjithë banorët e fshatit Skroskë janë mbledhur bashkë për të ndihmuar çiftin më aftësi ndryshe, shtëpia e të cilëve është tërësisht e shkatërruar.

Të ndihmuar nga biznese të ndryshme, nga deputeti i zonës Nuri Belba dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ata do të ndërtojnë një shtëpi të re për këtë familje në nevojë. Gjatë vizitës në këtë familje, Balla ka falenderuar të gjithë banorët e Skroskës dhe sipërmarrësit e vegjël për solidaritetin e treguar për ti ardhur në ndihmë kësaj familjeje, duke i ndërtuar një shtëpi, ku ato të kenë mundësi të jetojnë në kushte normale.

“Në mes të këtij grumbulli gurësh jetojnë dy familjarë me aftësi ndryshe. I gjithe fshati ka menduar që të bëhemi të gjithë bashkë për t’i ndërtuar një shtëpi të vogël, ku çifti të jetojë normalisht. Unë dua t’i falenderoj të gjithë banorët e Skroskës për solidaritetin. Ne së bashku me deputetin Belba ju përgjigjëm kërkesës. Dua të falenderoj gjithashtu edhe plot sipërmarrës të vegjël, të cilët gjithashtu kanë ndihmuar me lëndë ndërtimi, me qëllim që brenda një kohe shumë të shkurtër t’i ndërtojmë shtëpinë.  Jemi në festën e pashkëve dhe nuk ka më mirë se të bëhemi të gjithë si fshat për t’ju gjendur pranë atyre që kanë më shumë nevojë” tha Balla. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë