PS ankimon KQZ në Kolegjin
Zgjedhor për referendumet lokale

PS ankimon KQZ në Kolegjin<br />Zgjedhor për referendumet lokale
TIRANE- Partia Socialiste ka ankimuar në kolegjin zgjedhor vendimet e Komisionin Qendror të zgjedhjeve, për dhënien e formularit tip, për çdo njësi vendore, për të kërkuar mbajtjen e 130 referendumeve lokale, kundër reformës territoriale. Përfaqësuesi socialist në KQZ Genci Gjonçaj, ka dorëzuar në KQZ plot 130 padi, për çdo komunë që KQZ ka aprovuar kërkesën.
 
Në padi socialistët kërkojnë shfuqizimin e vendimeve me arsyetimin se Komisioni i Zgjedhjeve, nuk ka bërë një vlerësim të thelbit të kërkesës.
 
Por nëse Kolegji nuk pranon kërkesat e socialistëve, atëherë do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të vendosë për t’u dhënë të drejtën komunave dhe bashkive për referendum. Në të kundërt çështja e referendumeve mbyllet në Kolegjin Zgjedhor.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër