Pse duhet të blejmë produkte nga rishitës të autorizuar, si të mos bini pre e mashtrimeve

Pse duhet të blejmë produkte nga rishitës të autorizuar, si të mos bini pre e mashtrimeve

Dallimi mes blerjes në pikat e autorizuara dhe të pautorizuara në Shqiperi, si të mos bini pre e mashtrimeve kur blini elektro-shtëpiake

Problemet kryesore të klimes së biznesit për bizneset shqiptare janë ato që lidhen me konkurencën e pandershme dhe me korrupsionin. Konkurenca që u behet bizneseve të ndershme nga ekonomia e zezë dhe nga informaliteti i lartë janë shqetesim që nuk cënojne vetëm biznesin por dhe konsumatorin final. Çdo ditë, bizneset e rregullta përballen me bashkëjetesën mes tregjeve formale dhe informale. Në tregjet formale supozohet dhe pritet që shitesit mund të shpallin publikisht çmimet dhe vendndodhjet e tyre, ndërsa në tregjet informale, shitësit duhet të tregtojne fshehurazi në menyrë që të mbeten anonime nga autoriteti tatimor ose të mbajnë të fshehura transaksionet apo dhe punonjësit e tyre.

Vendi ynë ështe shumë i prekur nga tregu informal.

Aventurat e konsumatorit me produktet e lira dhe pa cilësi

Përsa i përket produkteve dhe sherbimeve që i ofrohen konsumatorit shqiptar, bizneset formale dhe te autorizuara nga markat ndërkombëtare kanë avantazhin të ofrojne prodhime të këtyre markave të çertifikuara për origjinalitetin si dhe karakteristikat e produkteve (si psh kursimi i energjisë, materialet jo toksike etj). Në këtë mënyrë sigurohet mbrojtja e duhur për konsumatorin duke ofruar po ashtu në ambjentet e shitjes të gjithë komoditetet dhe sqarimet e nevojshme të kërkuara nga prodhuesit sipas standarteve ndërkombëtare. Në këtë mënyrë ky konsumator nuk e gjen veten para situatave të sikletshme vecanërisht në momentin e sherbimeve pas shitjes. Produkteve ju ofrohet garancia e prodhuesit, dhe neë raste ndërhyrjesh në to, edhe pjeset e kembimit janë origjinale dhe të cerifikuara nga prodhuesit/markat.

Në një ekonomi të ndjeshme si kjo e jona është shumë i rëndësishëm faktori cmim. Ndaj konsumatori ndërmerr aventura për të gjetur produkte më të lira duke hequr dorë me dije apo padije nga cilësia e produktit si dhe nga garancia e tij. E thënë ndryshe, konsumatori shqiptar është i tërhequr nga investimi i çastit, pa menduar sa do t’i kushtojë në një moment të dytë ky kursim që po bën. Kjo kërkesë jep mundesi rritjeje të tregut informal.

Çfare bën çudi në tregun tonë, është se megjithese produktet janë “Black” apo “Gray” (black market – ose importime të pa deklaruara në dogane. Gray market - ose importime paralele nga shites jo të autorizuar), me qetësinë më të madhe ato reklamohen, madje shpesh pa patur sasinë e duhur të produkteve në pronësi të tyre.

Kjo ndodh rëndom me trendin e momentit në Shqipëri, me aparatet celularë.

Mashtrimi me celularët, ja sa kosto keni nga blerjet në pikat e pautorizuara

Ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara Apple njofton paraprakisht se në cilat periudha produkti do te jetë i pranishëm në shtete të ndryshme nga shitësit e autorizuar, ekzistojnë dyqane që reklamojnë që në valën e parë të lançimit në SHBA, se e kanë tashmë këtë produkt në Shqipëri. Konsumatori shqiptar bie pre dhe e merr me çmim më të lartë pa menduar për koston oportune në rast se produkti del me difekt për pjesën e garancisë. Në këtë kategori shiten celularet e përdorur si të rinj apo produktet e demostrimit si produkte të mirëfilltë gjithmonë me çmimin e produktit origjinal. Për efekt cmimi ata do të mundohen të gjejnë në tregje të ndryshme

produkte të cilat janë të perdorur dhe kanë pësuar ndërhyrje fizike për ndërrim pjesësh. Pavarësisht se janë ripaketuar ato nuk janë produkte të reja të prodhuesve.

Disa tregtarë të paautorizuar mund të shesin produktet me numrat seriale të ndryshuar ose tërësisht të hequr, në mënyrë që prodhuesit të mos mund të gjurmojnë se si i kane marrë këto njesi dhe cilat kanale janë ndjekur apo cili është shteti ku janë shitur. Një gjë e tillë e bën tërësisht të pavlefshme garancinë e aparateve celularë.

Pse duhet blerë në pikat e autorizuara të shitjes?

* Produktet origjinale, janë të çertifikuara nga markat e mëdha me të gjitha cilësitë e kërkuara nga standartet Europiane/Ndërkombëtare.

* Standardet janë vënë nga Bashkimi Evropian për të respektuar dhe evituar produkte që mund të jenë të rrezikshme në përdorim.

* Kursimi i energjisë, është një faftor i rëndësishëm që duhet marrë parasysh dhe që respektohet nga markat. Ai po ashtu është një kthim në investim i gjithsecilit si në faturën e energjisë, ashtu edhe në atë të ujit.

* Garancia mbahet gjithnjë nga prodhuesi sipas standardeve ndërkombëtare.

* Shmanget mashtrimi i blerjes së produkteve në të cilat është ndërhyrë më parë, të cilat shiten si të reja nga shitësit e paautorizuar.

* Produktet e autorizuara do të jenë gjithnjë në gjendje dhe të ekspozuara saktë.

* Përfitohen gjithnjë produktet dhe ofertat më të reja të markave.

* Ka një nivel më të lartë të besueshmërisë dhe ndershmërisë.

* Ka një nivel më të lartë të kënaqësisë dhe eksperiencës së blerjes në dyqan.

* Ofrohen mënyra të ndryshme pagese dhe transaksionet financiare të konsumatorëve janë të sigurta.

* Manualet e përdorimit si dhe aksesorët e duhur janë bashkangjitur në paketimin e prodhuesit.

* Mund të kontrollohet në faqet zyrtare të markave se cilët janë rishitësit e autorizuar.

* Ka oferta të vazhdueshme dhe karta klienti falë të cilave përfiton çmime preferienciale, gjë e cila në dyqanet e pautorizuara nuk ndodh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria