Pse komunistët e Korçës triumfuan mbi ata të Shkodrës?

Pse komunistët e Korçës triumfuan mbi ata të Shkodrës?

Emisarët serboçetnikë

Regjimi komunist i Enver Hoxhës ndërtoi një marrëdhënie kundërshtie me qytetin e Shkodrës që gjatë viteve të fundit të Luftës, dhe sidomos pas marrjes së pushtetit prej tyre në dhjetor 1944, kur forcat partizane depërtuan në qytet. Në valën e debateve që shkaktojnë prej vitesh ditët e festave të nëntorit, studiuesi Kastriot Dervishi publikoi një shkrim me titullur “Komunistët: Shkodra burim i pashtershëm fuqish reaksionare”, duke cituar një dokument të 23 korrikut 1943, që dëshmon se komunistët nuk kishin gjetur kurrë klimë bashkëpunimi në këtë qytet, i cili vazhdimisht hidhej në frontine reaksionarëve.

Por në komentet e shumta që vinin pas këtij publikimi, një komentues me emrin Arian Spahiu hedh idenë se Shkodra u luftua në fakt, si qyteti me grupin komunist më të fuqishëm pas 1939, por që nuk arrinti të triufonte në kohëne krijimit të Partisë komunsite në nëntor 1941, për arsye se dy emisarët jugosllavë Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha përkrahën grupin komunsit të Korçës për shkak se atje ksihte baza të forta ortodoksia.

Pra edhe pse grupi komunist i Shkodrës ishte më organizuar e më i fortë se ai i Korçë, ata u penalizuan në krahasim me komunistët e Korçës, qe ishin ortodoksë dhe rrjedimisht pro-serbë dhe për këto arsye morën edhe kontrollin e Partisë Komuniste…

Postimi i studiuesit Kastriot Dervishi

Në mënyrë ironike, data kur komunisti i fundit u vendos në Shkodër, u quajt “dita e çlirimit të Shqipërisë”. Shkodra ishte dhe mbeti e papajtueshme me komunistët dhe regjimin që ata vendosën pasi fituan luftën civile në vend dhe e vazhduan atë në kushte pushteti. Jo më kot, në nëntor 1944 në Shkodër u grumbullua një fuqi antikomuniste ku bënin pjesë edhe Abaz Kupi, Mit’hat Frashëri, etj, fuqi e cila nuk mori mesazhe inkurajuese në luftën e saj kundër komunizmit. Një pjesë u larguan jashtë vendit e një pjesë vazhduan qëndresën antikomuniste në kushte shumë të vështira. Por, ajo që dua të publikoj në këtë numër është mendimi komunist për popullsinë e Shkodrës. Çfarë urrejtje kanë partizanët e batalionit partizan të Shkodrës në letrën e 23 korrikut 1943 për shtabin e ushtrisë komuniste. Opinioni për komunistët nuk ka qenë i gabuar, sepse ashtu rezultoi. Komandanti i batalionit kishte qenë deri në maj 1943 me uniformën fashiste, e më pas ish bërë komunist. Urrejtjen për Shkodrën, komunistët e mbajtën të pandryshuar gjatë gjithë regjimit të tyre, por edhe pas tij.

Letër për Komandën e Shtabit të Përgjithshëm

23 korrik 1943, letër e komandës së batalionit të Shkodrës, për shtabin e përgjithshëm (ekstrakt)

...Në luftën nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, një pjesë e madhe e Shkodrës me krahina, nuk ka qenë një faktor pozitiv. Jo vetëm që nuk ka ndihmuar luftës, por përkundrazi, një pjesë e konsiderueshme e kësaj të madhe të Shqipërisë së veriut ka penguar këtë luftë çlirimtare të popullit tonë. Shkodra me krahina, ka qenë një burim i pashtershëm fuqish reaksionare fashiste në shërbim të zaptuesit. Ka qenë rezerva më e madhe e milicëve, policëve, karabinierëve dhe vullnetarëve reaksionarë, disa prej të cilëve i kanë shërbyer dhe i shërbejnë me vetëdije fashizmit robërues, duke penguar zhvillimin e rregullt të luftës sonë antifashiste çlirimtare. Ku qëndrojnë shkaqet e kësaj fryme reaksionare të kësaj pjesë të krahinave të Shkodrës?

Dy janë shkaqet kryesore:

1-Një pjesë e klerit, verbuar nga fanatizmi fetar ose shitur te i huaji, propagandon në popullin katolik të Shkodrës e në krahina se ardhja dhe qëndrimi i Italisë në vendin tonë është forcim i katolicizmit në Shqipëri. Mbasi popullsia e Shkodrës e krahinës është në shumicë katolike dhe pasi kleri katolik ka një rrjet organizimi të përsosur, kuptohet vetvetiu se ç’helm ka mundur të lëshojë veprimtaria e propagandistike kriminale dhe antikombëtare e këtyre tradhtarëve të kombit dhe të fesë, në shpirtrat e kësaj popullsie. Që të zeje vend vepra e tyre e poshtër më mirë në vend, ata mbështesin tezën e tyre me propagandën tjetër, e cila me paraqitë lëvizjen e sotme nacionalçlirimtare të popullit tonë si një lëvizje të komunistëve dhe komunistët i paraqesin si njerëz që s’kanë as atdhe, as fe, as familje dhe që kanë për qëllim me pru URSS-në (Bashkimin Sovjetik-shënim) në vendin tonë duke vendosur komunizmin.

2-Mbrapa mbeturinave politike që qëndrojnë në zakonet patriarkale të këtyre viseve, qenia e bajraktarëve dhe e bejlerëve feudalë ka qenë një faktor negativ në zhvillimin e ndjesive kombëtare...Popullsia e krahinave të Shkodrës ka ra viktimë e intrigantëve dhe e tradhtisë së kolonës së pestë...

Çetat partizane të ushtrisë nacionalçlirimtare lëvizën në sektorin e ngushtë të Postribës, Rrjollit, Grizhës dhe Reçit. Popullsia e këtyre viseve ku lëvizin çetat tona, e simpatizon luftën, por qenia e tyre afër Shkodrës dhe frika e ndonjë reaksioni e bëjnë me na qitë pengesa serioze.

Pas rënies së Musolinit, ballistët shkodranë morën zemër dhe u arratisën në këto vende. Këtu kanë bërë mjaft për me e penguar luftën me parullat e tyre disfatiste, me intrigat dhe me propagandën antikomuniste të neveritshme. Çështja e shenjës partizane (ylli i kuq) paraqitet prej tyre si një gjë që lë të kuptohet se komunistët luftojnë me pru Rusinë në vendin tonë dhe me vendosë komunizmin. Disa prej tyre thonë se komunistët nuk kanë as familje, as atdhe, as fe e as parulla të tjera shpifëse dhe të poshtra të përdorura pa kursim nga fashizmi.

Komenti dhe tezat e Arian Spahiut

“Nuk është krejtesisht e saktë. Shkodra para 1939-ës, njihet me grupin më të fuqishëm komunist në Shqipëri. Grupi tjeter ishte ai i Korçës. Por emisarët serboçetnikë, Milladin e Mugosh, grupin e Korçës, në të cilin kishte përgjithsisht ortodoksë e favorizuan dhe e nxorën në krye të PKSH-së. Grupit të Shkodrës nuk i pelqente fare sjella e emisarve te huaj dhe kjo i bëri që emisarët e theksuar ti nxjerin jashtë loje si të parëndesishëm në marrjen e vendimeve parësore. Që këtu lindi antipatia ndaj veriut në përgjithësi e ndaj Shkodrës në veçanti. Ja disa veprime te komunistëve të Shkodrës, që vërtetojnë sjelljen korrekte të tyre ndaj çështjeve shqiptare dhe që është anashkaluar nga historianët komunistë. Më 1943 komunistët e Kosovës që i takonin grupit të Shkodrës, refuzojnë materialet e dërguara nga shtabi i PKJ dhe nga ana tjetër kërkojnë nga shtabi i PKSH-së që udhëzimet për veprimtarinë e tyre, t’ju dërgohen nga ata e jo nga PKJ. Përgjigja ka qenë shumë e shpejtë dhe e prerë ndaj komunistëve kosovarë me plot ofendime: "Ne jemi vëllezër dhe jo sektash, luftojmë për një qëllim të vetëm,....".

Po ashtu në filim të janarit 1944 në Bujan, komunistët e Kosovës mbajtën konferencën e tyre, ku në unanimitet vendosën që Kosova pas lufte t’i bashkohet Shqipërisë. Edhe këtë vendim të tyre shtabi i PKSH-së e anashkalon dhe nuk e ndihmon në asnjë aspekt.

Më 1945 atë e hedhin poshtë dhe Kosova ngeli përsëri nën sundimin serb. Pas 1945 katrahurat ndaj veriut dhe perfaqësuesve të saj dihen fare mirë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)