“Pse qëlluat”, djemtë e Haxhi Likës i kërkojnë llogari Ardi Veliut pas aksionit të RENEA-s

“Pse qëlluat”, djemtë e Haxhi Likës i kërkojnë llogari Ardi Veliut pas aksionit të RENEA-s

Njollat e gjakut në banesën e Haxhi Likës

Mëngjesin e djeshëm gjatë aksionit të forcave RENEA për kapjen e autorëve të mundshëm të masakrën së Lushnjes, Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili, u plagos edhe 77-vjeçari Haxhi Lika.

Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se një ditë pas ngjrjes gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar. Ai është transportuar në Spitalin e Traumës që ditën e djeshme, ndërsa sot po i nënshtrohet një skaneri në kokë për të kuptuar nëse ka apo jo dëmtime në kokë, aty ku edhe u prek nga një plumb.

Burime të Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se për ta takuar të moshuarin ka shkuar edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili është përballur me irritimin e djemve të Haxhiut, Arben dhe Martin Lika, të cilët u lane të lire pak orë pas shoqërimit.

Ata pretendojnë të jenë qëlluar gjatë aksionit dhe pikërisht për këtë i kanë kërkuar llogari Ardi Veliut. 

I moshuari Haxhi Lika pretendon se ishte gjumë kur ka dëgjuar të shtënat jashtë banesës, është ngritur, ka hapur dritaren dhe në ato momente një plumb e ka prekur në ballë. Këtij version i kanë qëndruar edhe dy djemtë e tij të shoqëruar nga policia pas aksionit blic. Ndërkohë që në versionin e polcisë të shpërndarë një ditë më parë pretendohet se i moshuari ka bërë rezistencë me armë në dorë nga dritarja e shtëpisë së tij. Për këtë çështje pritet të hetojë Prokuroria.

Gazetari i Report TV, Artan Hoxha që zbërtheu në studio të gjithë aksionin e RENEA-s duke ngritur edhe dyshime të forta që ai mund të ishte dekonspiruar, tregoi se dy djemtë e Haxhiut kishin ulur grilat e vilës në momentin që RENEA kishte rrethuar banesën e tyre. Pikërisht ku veprim ishte interpretuar si pengim i aksionit të policisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet