Pse nuk kanë bërë ende dasmë? Visjani dhe Jona rrëfejnë emocionet e pritjes së fëmijës së parë

Pse nuk kanë bërë ende dasmë? Visjani dhe Jona rrëfejnë emocionet e pritjes së fëmijës së parë

Jona Xhelilaj dhe Visjan Ukcenaj

Aktori Visjan Ukcenaj dhe regjisorja Jona Xhelilaj kanë rrëfyer emocionet e tyre në pritje të fëmijës së parë. Çifti është shprehur se u duket si ëndërr dhe ndonjëherë nuk arrijnë ta besojnë që së shpejti do të kenë në duar fëmijën e tyre. Te ftuar në emisionin "Rudina", Visjani dhe Jona kanë treguar se në jetën e tyre shumë shpejt do të vijë një djalë.

(Visjani dhe Jona në emisionin "Rudina")

"Është shumë emocionuese dhe duket si ëndërr dhe madje ndonjëherë e harroj dhe më duket si përrallë,"- tha Jona.

"Kjo është një ndër gjerat më të bukura që mund ti ndodhë çdo njeriu dhe është një nga gjërat më të mrekullueshme në jetë. Zoti nuk na ka dhënë mundësinë që të jemi të pavdekshëm, por na ka dhënë mundësinë që të ketë vazhdimësi. Puna, karriera, prona, leku i madh nuk ka asnjë vlerë përpara kësaj krijesë,"- ka rrëfyer më tej aktori.

Çifti janë bashkë prej 7 vitesh e gjysmë por ende nuk kanë bërë një dasmë, dhe për këtë ka një arsye të veçantë që e zbuloi regjisorja. 

"Kur kam qenë e vogël, shikoja fotot e dasmës së mamit dhe babit, dhe them po unë ku jam këtu. Dhe ju thoja prindërve si ka mundësi që unë nuk jam unë e pranishme. Fillova të qaja. Më ka lënë shumë gjurmë dhe vendosa që kur të bëjmë dasmë dua që të jetë i pranishëm dhe fëmija ynë,"- tha ajo. Kështu presim dasmë së bashku me djalin e tyre. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Leonard Olli: Sistemi shëndetësor ka dështuar me sukses absolut këto 30 vite! Shëndetësia falas ka qenë 'përrallë me mbret'

Leonard Olli: Sistemi shëndetësor ka dështuar me sukses absolut këto 30 vite! Shëndetësia falas ka qenë 'përrallë me mbret'