Pse nuset e showbizit shqiptar u fiksuan me këpucët e markës së njohur?!

Pse nuset e showbizit shqiptar u fiksuan me këpucët e markës së njohur?!

Vjazat e showbizit shqiptar që zgjodhën të nusëronin me këpucët "Jimmy Choo"

Këpucët e markës së njohur “Jimmy Choo” janë veshur nga 4 vajza të showbizit shqiptar në ditën e tyre të madhe. Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, moderatoret Marina Vjollca, Jona Spahiu dhe së fundmi Elita Rudi janë 4 nuset që zgjidhën të vishnin këpucët nga e njëjta markë. Arsyeja?

“Jimmy Choo” është marka luksoze e këpucëve që u krijua nga njeriu me të njëjtin emër i cili lindi në Penang, në Malajzi. Choo u rrit në familjen e tij artizanësh të këpucëve. I ati ishte këpucar dhe e ka inkurajuar gjithmonë të ndiqte rrugën e tij. Dhe kështu ndodhi vërtet: në moshën 11 vjec krijoi këpucën e tij të parë dhe që prej atëherë, nuk ndaloi më.

“Kam lindur në një familje artizanësh të këpucëve; kur isha 7 apo 8 vjec, pasi mbaroja detyrat shkoja në dyqan dhe rrija e kundroja sesi im atë punonte bashkë me ndihmësit e tij,”- ka rrëfyer Choo.

Por e para që ka përzgjedhur të përdorë këpucë të kësaj firme për evente të mëdha ka qenë pikërisht princeshë Diana. Dhe me siguri ky detaj i ka frymëzuar edhe nuset shqiptare që të përdorin këpucë të së njëjtës firmë.

Familja mbretërore edhe sot e kësaj dite përdor të nëjjtën markë këpucësh për raste të veçanta. Meghan dhe Middleton janë sigurisht më të fiksuarat. Madje me këtë të fundit dizenjatori i famshëm është takuar në vitin 2014.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Meta: SPAK është kapur për fyti prej Ramës! Shkova për denoncim asnjë prokuror s’doli në korridor për Presidentin! U sollën si ushtarë të Rilindjes

Meta: SPAK është kapur për fyti prej Ramës! Shkova për denoncim asnjë prokuror s’doli në korridor për Presidentin! U sollën si ushtarë të Rilindjes