Pse projektet me PPP për rrugët mbeten një alternativë e favorshme për investimet

Pse projektet me PPP për rrugët mbeten një alternativë e favorshme për investimet

Foto Ilustruese

Debati publik i nxitur nga qëllimet politike ka krijuar perceptimin negativ për Partneritetin Publik Privat në infrastrukturë. Shumica e analizave bazohen mbi dëshira e vullnete politike dhe aspak mbi argumentet teknike të formave të investimit në infrastrukturën rrugore.
Ajo çka i bashkon të gjithë është konstatimi se Shqipëria ka nevojë për investime rrënjësore në infrastrukturën kryesore rrugore veri-jug dhe lindje-perëndim.

Forma e parë me të cilën qeveria mund t’i kryejë këto investime janë procedurat e prokurimit me fonde të Buxhetit të Shtetit. Në këtë rast qeveria merr borxh për të siguruar paratë të cilat ja vë në dispozicion privatit për kryerjen e investimit. Forma e dytë është ajo e koncesionimit ku privati ndërton gjithë rrugën me paratë e tij dhe merr mbrapsht paratë dhe fitimin duke vendosur një sistem pagese që e shlyen vlerën e investimit.

Forma e tretë mbetet Partneriteti Publik Privat ku privati ndërton rrugën me financimin e tij dhe shteti ja kthen me këste plus interesin në një përiudhë disa vjeçare. Në këtë rast rrugët nuk parashikohen të kenë pagesë për kalim. Në çfarë kushtesh është sot Shqipëria? Niveli i borxhit publik është aq i lartë sa është e pamundur që të merret borxh për të përballuar investime të mëdha në infrastrukturë.

Alternativa e dytë e koncesionimit për ndërtim dhe më pas vendosje pagese nga privati mbetet e pafavorshme. Mbi të gjitha për shkak të mundësisë së vogël të qytetarëve shqiptarë për të përballuar rrugët me pagesë por edhe për shkak të kostos së lartë për ndërtim nga e para të rrugës dhe trafikut relativisht të ulët tarifa do ishte e lartë.

Alternativa e tretë mbetet në këto kushte zgjedhja më e mirë për qeverinë shqiptare. Përmes kontratës me PPP te paketës “1 miliard për rindërtim” duhet thënë se Orikum-Llogara, Thumanë-Kashar, Milot-Balldren dhe Rruga e Arbrit do të jenë pa pagesë kalimi për qytetarët.

Në këto kontrata kompania private merr përsipër projektimin, financimin, ndërtimin dhe dorëzimin e veprës tek shteti të përfunduar. Çdo rrisk e të papritur në zbatimin e projektit që deri dje e merrte përsipër Buxheti i Shtetit tanimë e merr përsipër privati. Nëse me praktikën e mëparshme krijoheshin vonesa të mëdha në përfundimin e veprës dhe koston e vonesave e përballonte Buxheti, në kontratat me PPP vepra merret e plotë brenda 2 vitesh.

Nëse më parë kërkohej hapësirë e nevojshme për të marrë kredi pa tejkaluar nivelet e lejuara të borxhit publik, tashmë gjetja e financimit merret përsipër nga privati. Nëse në projektet e deri tanishme jemi dëshmitare të rritjes së kostove me 40-100% krahasuar fillimin me përfundimin, në kontratat me PPP Projektit i parashikohet tavani i buxhetit dhe kostove që në fillim.

Pavarësisht se garantohet nga qeveria, huamarrja konsiderohet private dhe jo publike duke mos rënduar treguesit e borxhit.

Nëse deri tani për kryerjen e investimit duhej që qeveria të llogariste pagesa të larta nga Buxheti i Shtetit që në fazat e hershme të projektit, përmes paketës *1miliard për rindërtim*, vepra merret e plotë brenda 2 vitesh ndërsa likujdohet në shtrirje kohore për 13 vjet. Norma e interesit të parasë e përcaktuar nga niveli i Bankës Qendrore 5.2%. Pagesat nga Buxheti kryhen vetëm pasi privati ka kryer një pjesë të konsiderueshme të investimit.

Në skemën e ndjekur përmes financimit nga Buxheti, kostoja e mirëmbajtjes mbetet tek Buxheti dhe taksapaguesit. Pas kolaudimit të veprës, privati nuk mban asnjë përgjegjësi duke transferuar barrën plotësisht tek shteti.

Në kontratat me PPP të projektit *1 miliard për rindërtim* privati brenda asaj kostoje totale merr përsipër dhe mirëmbajtjen për gjithë periudhën e koncesionit. Kjo e ul barrën nga buxheti por edhe e bën privatin të jetë i interesuar të ndërtojë me cilësi të lartë pasi përndryshe do ketë shpenzime më të mëdha po vetë ai gjatë mirëmbajtjes.

Për të qenë me konkretë në çka thamë më sipër le ti referohemi një shembulli të freskët për gjithë shqiptarët, rrugës Tiranë-Elbasan. Projekti është hapur sipas skemës klasike me financim nga buxheti dhe kredimarrje të qeverisë.

Kosto fillestare e projektit llogaritet të ketë qenë 312,552,058 USD për të gjithë rrugën. Kaq mendonte qeveria në atë kohë që kushton vepra dhe që mund ta përmbyllte atë në vitin 2014.

Kosto e rrugës sot kur ende nuk ka përfunduar ka arritur jo pak por 449,318,704 USD. Të gjitha rrisqet e projektit i ka marre përsipër Buxheti i Shtetit duke u rënduar konsiderueshëm. Nga fillimi deri më sot Tiranë-Elbasan ka ngrënë 136,766,646 milion USD më shumë se sa u mendua dhe tenderua në fillm.

Edhe rrëshqitja e fundit në segmentin nga Kërraba në Elbasan duke qenë se ka ndodhur pas dorëzimit të veprës ja ka kaluar faturën Buxhetit të Shtetit.

Nga 7,3 milion euro që ishte kosto mesatare për kilometër në fillim për segmentet 1 dhe 3 ajo tashmë ka shkuar në 11,9 milion euro. E gjitha kosto e transferuar në Buxhetin e Shtetit.

Nëse rruga kushtonte 312 milion USD ne fillim, tanimë janë shpenzuar 450 milion dhe ende ajo nuk ka përfunduar.

Nuk ndalet vetëm në 450 milion USD pasi nëse llogaritet kosto që duhet për mirëmbajtjen e rrugës në vijim dhe shlyerjen e kredive të marra bashkë me interesat, shifra arrin shumë më lart se kaq. Mbi të gjitha, do të jetë e pamundur që kjo rrugë të mirëmbahet me Buxhetin e Shtetit dhe rrjedhimisht gjasat janë të mëdha që pas përfundimit shqiptarët të paguajnë për të kaluar.

Një element i fundit. Kosto e projektuar për ndërtimin e 1 kilometër tunel në Tiranë-Elbasan del të ketë qenë 43,101,388.75 USD. Ndërkaq, të mos harrojmë se pretendimet për shifra të larta në projektet e paketës *1 miliard për rindërtim* do duhej të llogarisnin edhe faktin se disa prej veprave me PPP kanë të projektuara gjithashtu tunele që e rrisin koston totale, vepra arti si nënkalime, mbikalime dhe ura. Mbi të gjitha autostradat janë me standartet evropiane të kategorisë A çka deri më sot thuajse asnjë segment rrugor në Shqipëri nuk i ka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 10/08/2018 21:01

    Keto jane perrallat e Rilindjes per te vjedhur me lehte sepse ku nuk ka gare e konkurence ka vetem korrupsion! Nje minister finance mesues anglishte e nje Kryem. piktor jane rrenimi i buxhetit te shtetit!

    Përgjigju
    • salah: 11/08/2018 14:56

      Sipas raporteve të BE-së, PPP është një fatkeqësi, e cila në Evropë mund të përshkruhet si një sistem mashtrimi i korrupsionit. Gjithsesi, kjo qeveri shqiptare është kaq e çiltër që asnjë institucion nuk punon sot, identik me Berishën, Ilir Meta

  • Robshi: 10/08/2018 10:07

    Pse lëpirja është sporti i preferuar i shushunjave...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sot një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë serbe, testohen dronë kamikazë! I pranishëm Vuçiç dhe komandanti i KFOR

Sot një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë serbe, testohen dronë kamikazë! I pranishëm Vuçiç dhe komandanti i KFOR