Pse, pse, pseeee nuk mbushen rrugët e Tiranës?

Pse, pse, pseeee nuk mbushen rrugët e Tiranës?

Lindita Nela, bashkëshortja e ish-funksionarit të PD-së, ne proteste

Habitemi me protestat në vendet e qytetëruara: Studentë, punëtorë, intelektualë, me jelekë, pa jelekë, mbushin sheshet, rrugët. Energjia e tyre është shpërthyese, argumentet e tyre janë mbërthyese. Dhe pyesim këtu në Tiranë: Pse nuk ndodh tek ne e njëjta gjë? Pse të mjerët, fatkeqët e Astirit, nuk marrin zemrat e shumë shqiptarëve që të bashkohen me ta e të përmbysin ata që bëjnë padrejtësi, pse studentët qëndrojnë të vetëm me çantat e tyre të shpinës, me shallat në qafë në këtë gjysëmtëftohtë dhjetor, marrin vetëm mallkimin e qytetarëve që udhëtojnë dhe bekimin e vetëm pak të përkëdhelurve të politikës?

Eshtë një vijë e hollë, në dukje e padukshme, që bën dallimin mes kauzave të vërteta, jetike; kauzave që sjellin zhvillim e përmirësim, në dallim me kauzat shkatërruese, penguese të ecjes përpara në çdo fushë. Këtë dallim mund ta bëjnë dy kategori të rëndësishme njerëzore: Intelektualët e ndricuar dhe ajo pjesë e popullsisë që ka një inteligjencë të lindur, të natyrshme, instiktive. Intelektualët e ndriçuar i kemi me pakicë. Ajo që me shumicë haset rrugëve të Shqipërisë dhe rrjeteve sociale, është finesa popullore, një zgjuarsi e lindur,  e shprehur në batuta, në reagime impulsive, në qëndrime ndaj revoltave që prodhohen kohët e fundit në Shqipëri.

Shqiptarët kuptojnë "intelektualin" fals, që hedh helmin e tij të keq sa për të ndezur me zor rrëmujë e zjarr, siç dallojnë rrezikun real dhe regresin. Eshtë vetëm ky rrezik që do ta bëjë shqiptarin të protestojë, të bashkohet me heronj të rinj a të moshuar. Shqiptarët i kanë dhënë provat se dinë të mbushin rrugët e të protestojnë, siç, përditë e më shumë tregojnë se nuk do të dëgjojnë gazetarucë, politikanucë, e të tjerë ucë që ujrat tentojnë të trazojnë vetëm për përfitime personale.

Derisa kauzat e vërteta, shpirtërore dhe jo, të duken në horizontin tonë, shumica do të vazhdojnë të shohin "gallatë" nga TV apo rrjetet sociale, disa, do të vjellin vrer për këta që nuk protestojnë, apo për ata që nuk vlerësojnë protestën, e për ata që protestës së radhës  nuk i bashkohen se nuk kanë dëshirë apo kohë; e të tjerë, do të mbeten vetëm rrugëve të Tiranës, në përpjekjet e dëshpëruara për të ndezur drurë të lagur në këtë dimër deri tani, jo shumë të ftohtë.

 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rex: 05/12/2018 19:10

    Nuk ka ngelur me njeri ne shqiperi qe te protestoje, kane ikur te gjithe, kane ngelur vetem pensionistet, femijet e vegjel dhe ata njerez qe mbeshtesin RIVDEKJEN...

    Përgjigju
  • redi: 05/12/2018 19:02

    Mos ja ardhur koha per te besuar ne nje klase te re politike ? Duhet besim dhe ndershmeri !

    Përgjigju
    • goni: 05/12/2018 19:48

      Do ishte shume mire sikur te kishte nje klase te re politike, por... qe te krijohet nje klase politike e re duhen minimalisht njere me integritet dhe ideale. Ata qe kane ngelur te tille ne Shqiperi jane te pakte ne numer dhe pergjithesisht nuk dalin ne publik. Kjo eshte dhe arsyeja pse politikanet tane te dashur jane kaq arrogante dhe te sigurt ne vetvete - te dy palet, sepse e dine qe ne cdo rast nuk ka kush t'ja zere vendin. ne rast se nje tufe njerezish me merite do te kerkonin voten e shqiptareve, do te na dilte nje problem 'i vogel' me menaxhimin e zgjedhjeve, qe kryhet momantalisht nga KQZ, e zgjedhur nga dy partite, ose nga gjykata, e zgjedhur dhe ajo nga dy partite. E verteta e hidhur eshte qe te gjithe politikanet oligarke kane nje deshire te cemndur qe te perzene nga Shqiperia cdo person me minimumin e integritetit, ne menyre qe te kene sa me shume dele nen vete, dhe ndergjegjesimi i njerezve per te verteten eshte pothuajse i pamundur. Mjafton te shikosh arrogancen e cdo politikani qe del ne televizor, e me pas t'i shohesh se bashku tek pijne kafe, mjafton te shohesh se megjithe nivelin 'e larte' te arsimit, te gjiteh politikanet i dergojne femijet e tyre jashte Shqiperise per studime; e njejta gje vlen per kujdesin shendetesor, sigurine publike, mediat 'e pavarura' dhe cdo pisllek tjeter te ketij realiteti propogandistik te cilin na e servirin politikanet. persa i perket rastit ne fjale do ishte e drejte te merrej parasysh legalizimi i kesaj ndertese nese ndertuesi do te ishte nje person i cili do te jetonte aty dhe do te kishte vendndodhjen e vetme te familjes se tij, por duke qene nje ndertese pa leje, e lene me qera per nje periudhe 20 vjecare (2 biznese ne katin 0 dhe banore me qera ne katin 1), nuk ka asnje motiv qe ajo ndertese te mos prishet.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete