POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

‘Më ka përdhunuar njerku dhe kam abortuar’, aktorja e njohur rrëfen dramën e jetës

Aktorja e njohur Sally Field

Fëmijëria e saj ka qenë shumë e vështirë dhe madje mund të themi me plot gojën, një makth për të mos u kujtuar. Aktorja e mirënjohur Sally Field ka rrëfyer se si është abuzuar seksualisht gjatë fëmijërisë nga njerku i saj, dhe ka abortuar. Në një intervistë për “New York Times”, Field u shpreh se gjithçka ka ndodhur kur ajo ishte vetëm 17-vjeçe. Fituesja e dy herë e çmimit “Oscar” ka treguar se si ai e thërriste në dhomën e tij të gjumit dhe më pas abuzonte seksualisht me të.

Sally tregon gjithashtu se si i tha nënës së saj të vërtetën e frikshme shumë vite më vonë ndërkohë që ajo ishte diagnostikuar me kancer.  “Do të ishte shumë më e lehtë nëse do të kishte ndodhur vetëm një herë, por Jocko nuk ishte gjë tjetër veçse një qenie mizore dhe e frikshme,”-  thotë aktorja.

 

fl.mi.
Komento