PSG hap shampanjën, kampion pasi mund 7-1 Monacon

Lojtaret e PSG i gezohen titullit kampion

PSG fiton me goleadë 7 me 1 ndaj rivalit direkt Monaco dhe shpallet kampion i Francës për herë të pestë në gjashtë vitet e fundit.

Yjet e PSG-së kanë bërë një ndeshje spektakolare duke shkëlqyer me dygolëshat e Lo Celso dhe Di Maria ndërsa nga një gol kanë shënuar Cavani e Draxler shto edhe autogolin e Falcaos.

Për Monaco golin e nderit e shënoi Rony Lopes. Ky është titulli i shtatë në histori për PSG që vjen 5 javë nga fundi. Festa ka shpërthyer dhe në dhomat e zhveshjes është hapur shampanja.

s.k.
Komento