Lista me 7 kandidatë/ Theodhori Sollaku kërkon vendin e Fatos Lulos në Kushtetuese

Tiranë- Janë 7 emrat e kandidatëve për të zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese vendin e lënë vakant nga gjyqtari Fatos Lulo i shkarkuar nga vetingu, pasi nuk mundi të justifikonte pasurinë. Kuvendi i Shqipërisë shpalli në datën 25.7.2018, hapjen e procedurave të aplikimit për vendin e lënë vakant nga Lulo.

Siç njofton Kuvendi deri më tani kanë paraqitur aplikimet kandidatët e mëposhtëm:

1.     znj. Elsa Toska    

2.     znj. Fiona Papajorgji

3.     z. Ilir Panda

4.     z. Sinan Tafaj

5.     z. Theodhori Sollaku

6.     znj. Valbona Bala

7.     z. Vasil Bendo

Report Tv dhe Shqiptarja.com mësojnë se kandidatja Elsa Toska është Pedagoge në Fakultetin juridik, znj. Fiona Papajorgji është Këshilltare në Gjykatën Kushtetuese,  Ilir Panda është ish-ministër drejtësie, pedagog i Magjistraturës dhe ekspert i nivelit të lartë në reformën në drejtësi. Ndërsa Sinan Tafaj vjen si përfaqësues i Shoqërisë Civile, (Shoqata e të verbërve). Një emër tjetër që bie në sy është ai i Theodhori Sollakut Ish-prokuror i Përgjithshëm. Lista pasohet nga Valbona Bala ish-Këshilltare në Gjykatën Kushtetuese dhe avokati Vasil Bendo.

Kujtojmë që procesi i vetingut ka futur në kolaps edhe Gjykatën Kushtetuese e cila nga mbetur me dy anëtarë, Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha.

Lulo në veting

Gjyqtari Lulo iu nënshtrua skanimit të trefishtë të vetting-ut për pastërtinë e figurës, aftësitë dhe pasuritë, por që me sa duket këto të fundit e nxorën atë jashtë drejtësisë. Një raport i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive konstatoi se Lulo kishte bërë deklarim të rremë të pasurisë. Aty evidentohen dhuratat e të motrës prej 100 mijë eurosh në një rast, një zyrë avokatie, por edhe një borxh prej 480 mijë dollarësh kanadezë, i marrë prej saj për të blerë një banesë në Kanada.

vijon

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bashkim çela: 18/06/2020 08:47

    Popullit i ntereson të mbrojë shëndetin e vetvetes duke zbatuar detyrat e dhëna nga Ministria e Shëndetësisëpër dhe të lëvizë i lirë për të kryer dwtyrat e jetës së perditshme.

    Përgjigju
  • Mix a ne kesule: 28/08/2018 13:48

    Do the LULO KUSH ESHTE SOLLAKU ?? TA THEM UNE .NJE THES ME EURO PER DHJETRA VIKTIMA MERR SOLLAKU NE SHKEMBIM PER TE SHPETUAR VRASES SI AGIM BORICI NGA FIERI I BAFTJAR ZEQOS numero QE KA katranosur harten e QYTETIT .DHE BAFTJARI VINTE NE FUNERALET E NJEREZVE QE VRIST AGIMI ASIMI BASHKIMI ARBENI ( I KADAFIT ) QE KA ARKA ME EURO NE VILEN E TIJ .VRASES TE KUJTIM ULES DHE TE SHOQES. NJE TJETER DJALI TE RI 17 VJEC E PAKETOI ASIMI KASTRATIN E PAGUAN TE VRISTE PASTAJ I DHANE DARKE DHE E VRANE TE KANANET .

    Përgjigju
  • Lokja.: 28/08/2018 13:39

    SOLLAKU numero QE NXORI nga BURGU VETEM me 150000 MIJE €EURO AGIM BORICIN Nipin e vellezerve VRASES Bashkim BORICI ARBEN BORICI ASIMI BORICI ( QE I VRET NJEREZIT DHE I varros ne BREGDET te stalls e lopeve) KA SHUME TE TREGOJE SE SI ATA KERCENOJNE DUKE DHENE LEKE ME FAJDE ME 100% INTERES DHE RREMBEJNE SHTEPIRA BIZNESE DHE JETE NJEREZISH .KY ESHTE KADAFI THEOTHORI SOLLAKU MIKU I BAFTJAR ZEQOS .E VESHTIRE TE DALIM GJALLE NGA KETO BANDA E PESHKAQENE .

    Përgjigju
  • Fredi: 28/08/2018 12:53

    Dikush duhet to thote Tjeodhorit se Gjykata Kushtetuese nuk eshte rulet bixhozi. Duhet ti kujtojne dhe korupsionin e pafytyre te Zeqinese ne gjykate e apelit tirane. Duhet ti kujtojne edhe lidhjet me banden e lushnjes.

    Përgjigju
  • Turi: 28/08/2018 12:13

    Turp dhe shum turp. O pleher, o pazeraxhi skutash, lorgou fare nga drejtësia o qelbësir. Kan vdekur njerëz nga ti. E harrove shoferin e gruas tënde që e vran në prani të asaj shurrës tënde. Ik mor plehër.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Qëndrimi i kandidatëve për president mbi armëmbajtjen

SHBA/ Qëndrimi i kandidatëve për president mbi armëmbajtjen