Publikon listën e lojtarëve trajneri i Argjentinës, çuditërisht mungon Lionel Messi

Publikon listën e lojtarëve trajneri i Argjentinës, çuditërisht mungon Lionel Messi

Lionel Scaloni

Një epokë e re është gati për tu nisur nga Argjentina, ndonëse nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm, Lionel Scaloni, i cili do të udhëheq skuadrën, deri në emërimin e një trajneri tjetër, që do të pasojë Sampaolin.

Bëhet e ditur se trajneri i përkohshëm i “albiçelestëve”, ka publikuar edhe listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy miqësoret e radhës, në fillim të muajit shtator, ndërsa vihet re fakti që mungojnë shumë nga lojtarët pjesëmarrës në “Rusi 2018”.

Mirëpo, përveç Lucak Biglias dhe Javier Mascheranos, që deklaruan tërheqjen nga kombëtarja, Scaloni ka lënë jashtë listës edhe emra si Lionel Messi, Gonzalo Higuain, Ever Banega apo Kun Aguero.

Ndërkohë është grumbulluar sërish kapiteni i Interit, Mauro Icardi, bashkë me zikaltrin më të ri, Lautaro Martinez dhe sulmuesin e Fiorentinës, Giovanni Simeone.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit