Puç në PD/ Sot votohet statuti i ri, Basha fsheh ndryshimet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe rrethi i tij i besuar, po djegin, ndoshta mundësinë e fundit, për një bashkim të partisë dhe pajtim me linjën anti-Basha, para zgjedhjeve të ardhshme lokale. Ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike, i quajtur ndryshe kushtetuta e partisë, duke se do të thellojë më tej hendekun mes linjës së kryetarit dhe grupit anti-Basha, përfaqësuar nga Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Arben Imami, Genc Ruli, Ridvan Bode etj. Kreu i PD, Lulzim Basha dhe grupi i punës i përbërë nga Edi Paloka, Edmond Spaho, Enno Bozdo, Fatbardh Kadilli dhe Gent Malko do të hedhin sot në votim në Këshillin Kombëtar paketën me ndryshime në statusin e PD, pa u konsultuar me shumicën deputetëve dhe sidomos linjën anti-Basha. Një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar, për prezantimin dhe votimin e ndryshimeve në statut, shumica e deputetëve nuk ishin njohur me ndryshimet e përgatitura.

Të kontaktuar nga Shqiptarja.com, disa deputetë të PD thanë se nuk ishin njohur për ndryshimet, por vetëm ishin njoftuar për të marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për votimin e statutit të ri. Po ashtu, në një lidhje telefonike për Report Tv, Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri denoncoi mbajtjen të fshehtë të draftstatutit nga kryetari demokrat, Lulzim Basha. Sipas Kullurit, PD ka njoftuar se do prezantojë dokumentin paraditen e të premtes, pak orë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD.

Ai thekson se kjo bëhet me qëllim pamundësimin e kundërshtimit të ndryshimeve statutore, të cilat pas prezantimit në Këshillin Kombëtar do i kalojnë Kuvendit në mbledhjen e 27-28 prillit. “Na u tha se nesër paradite do na prezantohet draftstatuti i PD. Do njoftohemi me shkrim. Një akt jo normal. Pra, Këshilli Kombëtar njoftohet vetëm 6 orë para mbledhjes, duke mos na lënë kohën e duhur për të shqyrtuar ndryshimet në të. Kuvendi Kombëtar është gjysmak, i paplotë, sepse nuk mund të zgjedhë organet e reja. Është një akt i nxituar i z. Basha”, tha Kulluri.

Dy çështjet e nxehta

Dy janë çështjet që konsiderohen të nxehta sa i takon paketës me ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike. Çështja e parë lidhet me fatin e kryetarit të partisë kur humbet zgjedhjet. Linja anti-Basha kërkon që të parashikohet në statut dorëheqja e kryetarit dhe ndalimi për të rikandiduar kur humbet zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Mbetet për t’u parë se si është reflektuar kjo kërkesë në pakën me ndryshime, përgatitur nga grupi i punës. Çështja e dytë ka të bëjë me mekanizmit për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie dhe deputet. Ka një ide që kandidatët të zgjidhen me votim të drejtpërdrejtë nga anëtarësia, por nuk dihet nëse është reflektuar konkretisht paketën e ndryshimeve.

Propozimet e gardës së vjetër

E ashtuquajtura garda e vjetër e Partisë Demokratike, vitin e kaluar shpalli disa kushte për të vendosur paqen në PD. Kushtet u firmosën nga një grup prej 63 nismëtarësh të platformës për ringritjen e PD. Grupi nismëtar kishte firmosur 17 kushte, ku kryesori kishte të bënte më një kërkesë të grupit nismëtar për kufizimin e mandateve të kryetarit të partisë, deri në dy ose tre mandate si dhe për përcaktimin në statut të dorëheqjes së kryetarit në rast humbjeje. Grupi prej 63 nismëtarësh, ku përfshihen Patozi, Bode, Imami, Bregu etj., kanë kërkuar gjithashtu kufizimin e kompetencave të kryetarit dhe kalimi i tyre në duart e forumeve të larta të partisë. Ata kanë kërkuar ndalimin dhe përcaktimin e masave për shkeljen e çdo neni të statutit të PD, respektimi u simboleve të PD, respektimin e kontributeve në PD në vite, ftesë e demokratëve të larguar që nga viti ’91 e deri më sot për t’u bashkuar etj. Ata kanë kërkuar gjithashtu ngritjen e një grupi pune, me përfaqësim të balancuar, për analizën e humbjes së zgjedhjeve, duke nisur që nga marrëveshja e 18 majit, hartimi i listave për deputetë, strategjia e fushatës, shkeljet e statutit etj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 20/04/2018 14:34

    Ne te Theodhoriut shkofte Basha bashke me jashtqitjet e tjera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin