Punësimi i mjekëve dhe infermierëve, Manastirliu publikon shifrat

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se në sistemin shëndetësor publik janë punësuar gjatë vitit 2018 153 mjekë dhe 820 infermierë.

Përmes një videoje të postuar në rrjetin social "Facebook", Manastirliu thotë se nga mjekët që janë punësuar në sektorin publik, 79 prej tyre janë punësuar në spitale dhe 74 mjekë në shërbimin parësor. ”Gjithashtu, falë programit të bonusit gjatë këtij viti janë punësuar 16 mjekë në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që janë edhe 35 mjekë që janë në proçedurë punësimi në shërbimin parësor vetëm në Tiranë”, lexohet më tutje në video.

Që prej shpalljes të mënyrë së re të punësimit të infermierëve, Manastirliu pohon se përmes platformës “Infermierë për Shqipërinë’’ janë punësuar 820 teknikë të shkencave mjekësore, konkretisht: 715 infermierë, 8 mami, 18 teknikë laboratori, 15 teknikë imazherie dhe 4 fizioterapistë.

Manastirliu ripohon edhe njëherë se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të rrisë me 7% pagat e mjekëve dhe infermierëve, e sipas saj, nga rritja e pagave do të përfitojnë  4650 mjekë dhe 13765 infermierë, ku përfshihen edhe laborantët dhe farmacistët e spitaleve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon