Punime në disa kabina elektrike, OSHEE njofton zonat pa energji në kryeqytet

Punime në disa kabina elektrike, OSHEE njofton zonat pa energji në kryeqytet

Foto Ilustruese

OSHEE ka lajmëruar për ndërprerje energjie në disa nga zonat e Tiranës. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE) njofton se po punohet në dy kabina dhe për rrjedhojë do të ndërpritet energjia në disa zona.

Njoftimi i OSHEE
Në kuadër të investimit për ndërtimin e rrjetit 20 kV, sot do të punohet në disa kabina të fiderave të nstacionit Rajonal.
Për këtë arsye gjatë intervalit kohor 09:00-13:00, do të stakohet energjia elektrike në fiderin 247 e nstacionit Dinamo.
Pa energji do të jenë: Zona pranë shinave të Trenit, Zona te 2000 Apartamentet, Rr. “Vangjel Noti”, Zona pranë Ish-kombinatit “Josif Pashko”.
Ndërsa fideri 241 do të stakohet gjatë intervalit të kohës 12:00-15:00 duke lënë pa energji rrugën “Jordan Misja” pjesërisht dhe zonën e ish-Uzinës “Dinamo”

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spiralja e rrezikshme e pëshkallëzimit

Spiralja e rrezikshme e pëshkallëzimit