Punoni në zyrë? Ja disa strategji  
për një stil jetese të shëndetshëm

Punoni në zyrë? Ja disa strategji  <br />për një stil jetese të shëndetshëm<br>
Është e kotë ta fshehim, nëse punojmë në zyrë sigurisht që koha që kalojmë ulur para tavolinës, kompjuterit e pa aktivitet fizik është e konsiderueshme. Linjat e trupit vihen në provë të vështirë.

Të shmangim marrjen e disa kileve më tepër dhe të kemi një lëkurë të shndritshme nuk është e pamundur gjithsesi. Mjafton një stil jetese e shëndetshme për të pasur mirëqenie, vitalitet dhe humor të mirë.

Ja disa këshilla për tu lexuar me kujdes dhe për tu vënë në praktikë.

Dita e mirë duket që në mëngjes: mos harroni të përgatisni një çaj me limon dhe xhinxher për ta marrë me vete në punë. Mos harroni që për hidratimin e trupit është e rëndësishme të pini shumë ujë gjatë ditës. Nuk ka më mirë se një pije e bërë në shtëpi e shijshme dhe ekonomike.

Kujdes minivaktet: të bësh një pushim të vogël është mjaft mirë, por duhet të kujtojmë se kafeja na jep probleme me stomakun dhe shton urinë. Në çantën tonë (që është gjithmonë e madhe) marrim me vete fruta, apo fruta të thata.

Drekë: Po, por koha është e shkurtër kështu që një vakt i shpejtë, një panine apo një minivakt nuk të kënaqin por as nuk të ngopin. Truku? Në darkë gatuajmë një racion më shumë për ta marrë me vete në punë, ose drithëra integrale me kos dhe fruta të prera në copa. Të shijshme dhe të lehta.

Kurrë pa ujë: Uji në tavolinë nuk duhet të mungojë kurrë. Edhe ai që nuk ka etje thjesht duke e parë do pijë. Uji është i rëndësishëm për detoksifikimin, lufton dhimbjen e kokës, që i kap shpesh ata që punojnë në ambiente të mbyllura dhe të ngrohura dhe mban të hidratuar lëkurën.

Stakoni trurin: shijoni ndonjë pushim të vogël, qoftë dhe disa minuta, të ndihmon të shpërqëndrosh stresin dhe të ndiheni më të qetë, redukton urinë nervoze dhe rrit kreativitetin.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë

Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë