Pushimet këtë verë te Vala Mar?
Familjarët nisin programimin

Pushimet këtë verë te Vala Mar?<br />Familjarët nisin programimin<br>

Dihet që plazhi është shlodhja dhe argëtimi më i mirë i pushimeve, por ndodh që për ta frekuentuar atë përditë, hasim vështirësi e stërmundim trafiku. Luksi i vërtetë është të kemi sa më afër shtëpinë tonë aty, për vete dhe për familjen.

Sipas eksperiencës së vendeve perëndimore, të cilat në dekadat e fundit shënojnë një stabilizim ekonomik e demokratik, edhe në Shqipëri kanë nisur të shfaqen shenjat e para të një programimi ekonomik familjar. Të rinjtë programojnë në kohë dhe sipas financave e kursimeve pushimet e tyre, ndërsa zonjat e shtëpisë ëndërrojnë e planifikojnë të gjejnë një shtëpi të dytë me komoditet të jashtëzakonshëm për të gjithë familjen.

Kompania ManeTCi dhe Grupi Balfin, ka krijuar një resort unikal në rajon me apartamente dhe vila afër detit. Një pozicion që na e kanë zili shumë vende me turizëm edhe më të hershëm se i yni.

pushime 1

Duke parkuar makinën, për ditë të tëra, ose për muaj të tërë nëse do ta dëshironi, do të mund të pushoni të pashqetësuar aspak nga burimet e përditshme të stresit.

pushime 2

Veçantia e resortit edhe me emrin e këndshëm "Vala Mar", ashtu si dhe në ndërtime të tjera të kompanisë Balfin, është dhe estetika e pjesëve të përbashkëta, ruajtja dhe pasurimi i gjelbërimit, e bëjnë bashkëjetesën të bukur dhe miqësore, në harmoni mes banorëve dhe natyrës së mrekullueshme. (Informacione më të detajuara mund të merrni në ëebsite (valamarresidences.al)

Gjiri i Lalëzit është një nga gjiret më të bukur të plazheve shqiptare, por Hamallaj afër tij, lokaliteti ku ndodhet Vala Mar, është akoma më e qetë dhe me natyrë të paprekur e të ruajtur si njëherë e një kohë me gjithë mrekullinë e saj. Vetëm 30 minuta larg nga Tirana, ruajtja e gjelbërimit dhe parametrat europianë të ndërtimit, e bëjnë Vala Marën vendin e pushimeve që çdo familje ëndërron.

pushime 3

d.c./shqiptarja.com

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin