Pushuesit në plazhe/ Flet për Report TV, Arben Zeneli: Kujdes me hedhjet në ujë, mund të mbeteni invalidë

Rrëzimet nga lartësia, apo aksidentet në punë janë disa nga rastet që sjellin fluks të pacientëve në këtë stinë në spitalin e Traumës. Në një intervistë për Report Tv drejtori i këtij spitali, Arben Zeneli tregon se mesatarisht janë rreth 150 raste në ditë, të cilat janë kryesisht nga aksidentet.

Doja të tërhiqja vëmendjen, qoftë pushuesve që pushojnë në plazhet tona, që të kenë kujdes, pasi janë vetëm 4 raste pacientësh relativisht në moshë të re në 14-15 ditët e fundit, që për shkak të mosnjohjes së vendit, ku bëjnë plazh dhe me dëshirën e mirë për të kaluar sa më mirë pushimet, bëjnë hedhje, ndërkohë që nuk njohin vendin  dhe kanë pësuar fraktura të shtyllës kurrizore, duke i lënë përfundimisht të dëmtuar, pra invalid për gjithë jetën. 

Arben zeneli, Drejtori i spitalit të Traumës



Por nga ana tjetër edhe kujdesi i prindërve duhet të jetë më i madh. Mjeku Zeneli tregon rastet kur duhet pasur kujdes.

Janë disa fëmijë që muajt e fundit kanë ardhur në gjendje të rëndë në spital nga hedhjet në ujë, një vëmendje që duhet shtruar në këto momente, pasi fëmijët për nga natyra dhe nga moment që të gjithë janë pushim, mund të shkëputen nga prindërit dhe mund të ndodhin aksidente të tilla, deri në humbje jete ose invaliditet. Kujdesi i posaçëm ndaj fëmijëve, sepse një shkëputje në një moment të vogël mund të shkaktojë një tragjedi të madhe.

  Arben zeneli, Drejtori i spitalit të Traumës

Nevoja për gjak mbetet thelbësore edhe në spitalin e traumës. Arben Zeneli bën apel që secili nga qytetarët të ndërgjegjësohet për të dhuruar gjak, pasi nevojat për të nuk janë asnjëherë të mjaftueshme. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi