Puthje dhe prekje drithëruese, Flori publikon momentet intime me Fifin

Puthje dhe prekje drithëruese, Flori publikon momentet intime me Fifin

Flori Mumajesi dhe Fifi

Kantautori i njohur shqiptar ka publikuar një video që i ka futur të gjithë fansat e tij në dyshime. Flori Mumajesi shihet teksa puthet, përqafohet dhe preket në një mënyrë mjaft të veçantë dhe intime me kolegen e tij Filloreta Raçin.

Ndërkohë në sfond dëgjohet kënga e Florit me titull “Plas”, me të cilën triumfoi në festivalin e “Këngës Magjike”. "E kan qa,"- shkruan këngëtari krahas videos, gjë që nënkupton se është një video e përgatitur nga dikush tjetër. Pak kohë më parë në rrjet qarkulloi pak a shumë e njëjta video me Fifin, të cilën këngëtari preferoi të mos e komentonte.

Madje u përfolën të kishin diçka më tepër se miqësi mes tyre. Këtë nuk e dimë, ama një gjë është e sigurt: Flori dhe Fifi kanë një kimi të madhe më njëri-tjetrin dhe kjo shihet mjaft qartë në foto!

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

U dënuan bashkë me ish-sekretarin e Financave Arlind Gjokutaj, Apeli liron nga qelia Ilir Thanën dhe Alban Rulin

U dënuan bashkë me ish-sekretarin e Financave Arlind Gjokutaj, Apeli liron nga qelia Ilir Thanën dhe Alban Rulin