'Putini po kërkon shpërbërjen e BE-së', Kremlini kundërshton akuzat e presidentit francez

'Putini po kërkon shpërbërjen e BE-së', Kremlini kundërshton akuzat e presidentit francez

Kremlini

Kremlini hodhi poshtë sot deklaratat e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili kishte akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin se po kërkon të shpërbëjë Bashkimin Europian.

Gjatë një intervistë për kanalin televiziv publik suedez SVT, Macron kishte deklaruar se respekton Vladimir Putinin, por ëndrra e tij është një çmontim i Bashkimit Europian. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov u shpreh sot para gazetarëve se: 

Kreu rus në të kundërt, kërkon të përforcojë lidhjet me vendet anëtare të BE-së dhe shpreson në mirëqenien dhe stabilitetin për hapësirën europiane. Për sa i përket respektit, ndjenjat e presidentit janë reciproke kundrejt Emmanuel Macron. Ai ka vendosur marrëdhënie pune konstruktive dhe marrëdhënie të mira personale.  Për sa i përket sjelljes kundrejt BE-së, duhet të konstatojmë fatkeqësisht se nuk është me iniciativën e Rusisë që këto marrëdhënie janë në një gjendje kaq të ngrirë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov

Rusia është goditur që prej vitit 2014 nga sanksione të ashpra europiane dhe amerikane për shkak të rolit të saj të dyshuar në konfliktin ukrainas.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anton: 03/09/2018 22:28

    Historia e Europes eshte ne duart e cifuteve jo te putinit

    Përgjigju
  • memento mori: 03/09/2018 22:13

    historia do perseritet nese nuk meson ajo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë