Përfundoi me makinë në shtëpinë e anglezit, dënohet me burg shqiptari në Angli

Përfundoi me makinë në shtëpinë e anglezit, dënohet me burg shqiptari në Angli

Foto nga banesa e prishur e familjez angleze

Një shqiptar është arrestuar nga policia angleze, në Britaninë e Madhe pasi duke drejtuar makinën e tij, tip Ford Fokus është futur në shtëpinë e një familje angleze, duke shkatuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht pa të lënduar.

Familja e tij dhe Craig Collins ishin në gjumë kur shqiptari Eljado Prendaj u fut brenda papritur me makinën  e tij Ford Focus në shtëpinë e tyre në Leigh Road, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesë që kapnin shifrën e 40.000 euro.

Eljado Prendaj, 25 vjeç një emigrant shqiptar i paligjshëm që jetonte në Britani të Madhe, goditi një nga makinat e familjes Collins që ishin të parkuara jashtë shtëpisë në një forcë të tillë, aq sa njëra prej tyre u përplas me shtëpinë e familjez angleze. 

Duke e përshkruar incidenti si shumë të rëndë, gjyqtari Gary Burrel vendosi ta dënojë shqiptarin Prendajn me 12 muaj burg, duke shtuar se tanimë ai po përballet me një deportim nga shteti britanik, raporton Dayly Echo.

Ndërkohë avokatja që kishte marrë në mbrojtje shqiptarin Eve Shelley, deklaroi para gjyqit se Prendaj kishte qenë në një moment paniku të plotë, kur ka tentuar t’i ikë me të shpejtë forcave të policisë . Gjithashtu ajo tha se shqiptari kishte qenë i shqetësuar se oficerët mund ta kishin zbuluar se ai jetonte në atëvend ilegalisht.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet