Përplasja e trenave në Ankara, rëndohet bilanci, shkon në 9-të numri i të vdekurve

Përplasja e trenave në Ankara, rëndohet bilanci, shkon në 9-të numri i të vdekurve

Pamje nga vendngjarja

Të paktën 9 persona kanë mbetur të vdekur dhe 47 të tjerë janë plagosur pasi një tren u përplas me lokomotivën e një treni tjetër në kryeqytetin turk të Ankarasë, raporton agjencia e lajmeve turke Anadoly Agency.

Sipas mediave vendase mësohet se në momentin e ndodhjes së aksidentit, treni ka qenë me shpejtësi të lartë ç’ka mësohet se është bërë shkak për ngjarjen e rëndë, informuan autoritetet zyrtare.

Ndërkohë, Ministri i Transportit Cahit Turhan në një prononcim për mediat tha se tre nga viktimat ishin mekanikë të trenit, dhe një nga prej tyre vdiç në spital. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës  06:30 të mëngjesit të së enjtes, me orën lokale. Ministri Turhan konfirmoi se “nëntë persona humbën jetën, përfshirë tre mekanikë, ndërsa 47 të tjerë u plagosën”.

 

 Gjithashtu, sipas mediave vendase bëhet e ditur se treni ka patur rreth 206 pasagjerë në bord. Ndërkohë zyra e Guvernatorit në Ankara njoftoi, se pas përplasjes disa mbikalime po ashtu u shembën mbi vagonët hekurudhorë.

Mësohet se treni po udhëtonte nga Ankaraja drejt qytetit Konya në Turqinë Perëndimore.

Bëhet e ditur se shërbimet e emergjencës janë në gadishmëri  për t’u ardhur në ndihmë të  plagosur të cilët u dërguan në spital, ndërsa ambulancat qëndrojnë në gatishmëri. Policia turke dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Shëndetësia’/ Koçi: Të mos e bëjmë si hetim penal! Korreshi për planin e Punës së PS-së: Ku është ‘dhoma e rrëfimit’?

‘Shëndetësia’/ Koçi: Të mos e bëjmë si hetim penal! Korreshi për planin e Punës së PS-së: Ku është ‘dhoma e rrëfimit’?