POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Qefalia: Me këtë opozitë, Rama e ka rrugën e gjatë në pushtet!

Xhemal Qefalia sot ne Report TV

I ftuar sot në Report TV, deputeti socialist Xhemal Qefalia foli për disa zhvillime të fundit politike në vend, që nga protesta e dhunshme në Kukës, e deri të përplasjet mes opozitës dhe qeverisë në Kuvend të enjten.

Qefalia tha se kuksianet e arrestuar nuk i liron as i arreston kryeministri por gjykatat.

Ai vlerësoi se përderisa në 17 prill Komisioni Evropian do të ndezë dritën jeshile për çeljen e negociatave, kjo tregon se qeveria Rama po punon mirë.

Qefalia theksoi se në kushtet që është opozita aktuale, Edi rama do ta ketë rrugën e gjatë në pushet.

Lidhur me hetimin e të arrestuarve në Kukës për dhunën në Kalimash, Qefalia tha:

Nëse do të kishte raste dhune nga policia, do mbahej qëndrim. Kemi punonjës policie që janë gjakosur, që janë përplasur me protestues, ndërkohë që po bënin detyrën. Atje nuk ka ndodhur dicka e madhe ku janë goditur qytetarë, përkundrazi ka patur mjaft punonjës policie që janë dëmtuar. E rëndësishme është të gjendet rruga e mesme, me qëllim që edhe qytetarët kuksiane dhe qytetarët e tjerë të kalojnë kundërrt një takste të asimilueshme dhe menaxhueshme edhe nga vetë banorët. Ka patur kontakte me banorë të zonës për këtë dhe kryebashkiakun e Kukësit.

A gaboi mazhoranca që ky grup pune nuk u ngrit më herët?

Ka këkruar vetë kryeministri ndjesë publike, përderisa po ridiskutohet, gjëja duhet të ishte bërë edhe më e matur dhe më e pjekur.

Kjo do të thotë se 11 të arrestuarit kanë patur të drejtë dhe duhet të lirohen?

11 protetsuesit janë arrestuar sepse kanë goditur punonjësit e policisë, kanë shkatërruar objektet shtetërore. Nuk kanë qenq 11 kanë qenë më shumë. Protesta është e drejtë e ligjshme, ka patur dhe socialistë dhe qytetarë të Kukësit. Kjo është një çështje për të cilën qeveria nuk mund të adresojë. Ka organe të pavarura që merren me këtë. Vendos Gjykata nëse duhet të jenë të arrestuar, apo me masë tjetëer. Këto i vendos një organ i pavarur. Nuk vendos qeveria për këtë.

Politikanët gatuan sërish petulla në parlament...

Qytetarët e bëjnë vetë analizën. Ky veprim zbeh rolin dhe misionin që duhet të ketë opozita. Roli i saj nuk është të denigrojë qeverinë, por të përgatitet për të ardhur në pushtet. Nëse kthehemi pas, në traditën e kësaj opozite, është identifikuar me disa veprime që kanë stonuar në vite. Po të kemi parasysh ’97, janë vite të tmerrshme kaosi dhe preisoni. Duke ndodhur ky fenomen, ndoshta opozita mendon se mazhoranca do të zmbrapset.  Opozita artikuloi para 2 javësh se do hiqnin dorë nga protestat në pritje të marrjesë së çeljes së negociatave me BE, ndëkrohë që u turruën menjëherë në protestëën e Kukësit. Detyra e opozitës është të bëjë atë që nuk bën mazhoranca, jo të godasë me vezë.  Rrotacioni politik vjen një ditë dhe ndodh. Kjo mazhorancë do ketë shumë punë për të bërë me këtë opozitë, dhe do ketë shumë rrugë me këtë kryeministër me opozitën që ka. Lajmi i mirë do merret ditën e martë, është një ogur pozitiv. Nuk mund të çeleshin këto negociata, nëse Rama do të ishte negativ që vë vetëm taksa.

A është normale që ministri i jashtëm është i përjashtuar nga parlamenti, ndërkohë që çelen negociatat?

Fakti që u dënua njësoj si opzota, tregon se ëhstë i barabartë me ta. Në kohën e PD harrojeni që të dënohej një ministër,. Por Bushati ëkrkoi flaje sepse ishte një moment emocional. Dënimi i tij tregon ushtrimin korrekt të detyrës që ushtron kryetari i Kuvendit.

LSI dhe PD të vendosura, që deri në përjashtimin e Ramës nga parlamenti të mos ketë asnjë seance e qetë...

Nuk munden LSI dhe PD tyë përjashtojnë kryeministrin dhe të vendosin diktatin në Parlament. Nuk vihet në pushtet duke bllokuar parlamentin. Rama ka marrë një mandat për ta çuar Shqipërinë në BE. Ne e dëgjojmë zërin e opozitës, por jo zërin që është kundër reformave.Qytetarët vendosën me votë se alternativa e Ramës është alternativa fituese, këtë s’e shmangin dot deputetet e pakicës.

1 orë u ndalën blerjet, bizneset mbyllën qepenat në formë proteste...

Protesta nuk është habi e madhe. Jemi mësuar me shtetin e para 6-7 viteve, ku protesta quhej gjë e jashtëzakonshme.

Adriatik Llalla i ka dërguar kongresit amerikan një letër ku pretendon se Donald Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës, ndërsa Berisha tha se Vlahutin i ka këkruar arrestimin e tij Llallës...

Kemi deklaratat edhe të vetë ambasadorit që e ka hedhur poshtë, përderisa e thotë ambasadori amerikan, është më se e arsyeshme të besohet dhe pala tjetër nuk ka bërë asnjë llojë artikulimi. Politikanët shqiptarë duhet të kalojnë të gjithë në filtrin e vettingut, vetëm kështu do të krijohet besimi nga qytetarët tek ata.

Koalicioni PS-LSI për zgjedhjet e ardhshme?

Ka humbur besimi te liderhsipi i LSI, ndaj shumië nga LSI po vijnë te PS. Ne na vjen mirë që ata ofrohen, mirë do kishte qenë të afrohehsuin para zgjedhjeve, por edhe fakti që po afrohen tani është diçka e mirë. Duhet ta analizojë vetë LSI arsyen e kësja hemorragjie, nuk na takon ne. Është herët për të folur për koalicion, por ne treguam se fituam të vetëm në qershor 2017, ndaj kemi përgjegjësi për të realizuar besimin që na kanë dhënë qytetarët.

 

Komento

Komente

  • Ben Tironci: 14/04/2018 14:44

    Kuptohet me kete opordhite me figura plera e te shqyera si Paloka, Balliu Salianji,Grigja,Ristani, Noka, Bumci Strazimiri o sa shume karagjoze hane

    Përgjigju