Qendra sociale 'Gonxhe Bojaxhi', vizita mjekësore dhe syze falas për personat me vështirësi ekonomike

Qendra sociale 'Gonxhe Bojaxhi', vizita mjekësore dhe syze falas për personat me vështirësi ekonomike

Qendra multifunksionale “Gonxhe Bojaxhi”

Qendra multifunksionale “Gonxhe Bojaxhi”, e  cila është vetëm pak ditë larg hapjes, është kthyer jo vetëm në një strehëz për personat në vështirësi ekonomike por edhe në një mundësi për zgjidhjen e problemeve të tyre sociale e shëndetësore.

Dje, “Gonxhe Bojaxhi” ka pritur dhjetëra qytetarë me probleme të shikimit, duke iu mundësuar vizita mjekësore dhe syze falas. Banorët e njësisë 4 dhe 8 u kanë ardhur në ndihmë doktorë të specializuar në këtë fushë, të ardhur nga SHBA-ja. Një sipërmarrje e tillë, lehtësuese për personat me vështirësi ekonomike, ka ardhur si fryt i bashkëpunimit të Bashkisë së Tiranës dhe Misionit Amerikan të Bamirësisë.

Aktualisht, në Bashkinë e Tiranës funksionojnë 7 qendra dhe mensa sociale, disa prej tyre të hapura vetëm vitin e fundit,që ofrojnë shërbime të ndryshme për të gjithë banorët në kushte të vështira ekonomike dhe sociale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë