POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Qeni leh për stan të vet

Foto ilustruese

Pas 27-të vjetësh pështyme, baltë dhe akuza politike me vrasje, grabitje dhe korrupsion, po lemë pas një tjetër javë, me "lehje" politike për vetvlerësime, vetgjykime dhe vetflijime.

E përbashkëta e tyre: Duan të vetvlerësohen dhe të vetgjykohen.

Por kanë harruar se në demokracitë parlamentare moderne, "Roja", "Garanti" "Mbrojtësi" i të gjithëve është Shteti ligjor, i cili duhet të mbrohet në mënyrë të posaçme nga Gjyqësori, i pavarur nga Politika dhe i varur vetëm nga Ligji.

Ndaj çdo komb, shtet dhe shoqëri demokratike ka detyrimin kushtetues, që t'u japë mundësinë gjyqtarëve të mbajnë nën kontroll pushtetin e Parlamentit dhe të Qeverisë.

Thënë më thjesht me gjuhën e shqiptarit :

-Gjykimin politik Kuvendit dhe Qeverisë duhet ta bëj vetëm Populli me "shuplakat" e tij periodike.

-Gjykimin penal, civil dhe administrativ, deputetëve dhe qeveritarëve duhet ta bëj vetëm Gjykata.

Nëse Politika është e shqetësuar nga molepsja me krimin dhe korrupsionin, ajo ka vetëm një rrugë, të leh në stanin e vet, duke filluar vetingun partiak e rivlerësuar rregullat partiake mbi zgjedhjen, organizimin, drejtimin dhe përfaqësimin politik të partisë në organe qëndrore dhe vendore të qeverisjes.

Çdo lehje veting-u në stanin e tjetrit, nuk ka asnjë shans të ndalojë karvanin e vetingut të Gjyqësorit dhe të organeve të tjera, që duhet ta ndihmojnë atë në dhënien e pavarur të drejtësisë në Shqipëri.

Marrë nga faqja e Facebook-ut të Arben Isarajt

d.ba.
Komento

Komente

  • Vlora: 10/09/2018 07:22

    Nejse po ishte per pune qensh njesoj jeni si majtas dhe djathtas, po puna eshte se ca jan qener te terbuar qe kan 27 vjet qe kafshojn e vdesin kete popull, e disa te tjere qene qe lehin te mbrojtur kocken qe ju jep padroni.. Perfundimi qeni ngelet qen!!

    Përgjigju
  • Highlanderi: 09/09/2018 23:53

    Me demek i bie qe Luli eshte qe** ndaj leh ne stan te vet.

    Përgjigju