Qeni pret për 80 ditë në rrugën ku vdiq i zoti, videoja virale prek përdoruesit e rrjeteve sociale (Video)

Qeni pret për 80 ditë në rrugën ku vdiq i zoti, videoja virale prek përdoruesit e rrjeteve sociale (Video)

Qeni besnik që ka pritur në rrugë për më shumë se 80 ditë pronarin e tij të vdekur

Një qen besnik që ka pritur në rrugë për më shumë se 80 ditë pasi pronari i tij vdiq, ka  prekur zemrat e njerëzve në rrjetet sociale, në Kinë.

Videoja e kafshës që qëndron në mes të rrugës në Hohhot të Mongolisë së brendshme, është parë 1.4 milionë herë në mikroblogun popullor Sina Weibo.

Faqja e internetit në të cilën është publikuar fillimisht videoja ( "Pear Video") shkruan se qeni është parë çdo ditë në rrugën ku vdiq pronari i tij. Ndërsa një shofer taksie, u shpreh për gazetarin e BBC se ndonëse njerëzit përpiqen që ta ndihmojnë, qeni ikën vazhdimisht prej tyre.

Pas publikimi të videos më 10 nëntor, përdoruesit e rrjeteve sociale "Twitter" e "Facebook" në Kinë kanë komentuar pafund për besnikërinë e qenit.

 Por, ky nuk është rasti i parë i përkushtimit të një kafshe që prek zemrat e përdoruesve të rrjeteve sociale. Po gjatë këtij viti, përdoruesit e "Pear Video" u prekën shumë nga një qen i moshuar Xiongxiong, që priste me durim jashtë një stacioni treni për pronarin e tij që të kthehej nga puna në shtëpi.

Një rast i ngjashëm me dy të sipërpërmendurit është edhe ai i Hachiko Akitas, i cili u bë i famshëm në vitet 1920 pikërisht për pritjen e përditshme të të zotit të tij në një stacion hekurudhor. Ai vazhdoi ta priste atë edhe pas 9 vitesh nga vdekja e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale