Qentë endacakë shqetësim për qytetarët në Korçë: Jemi të pasigurt

Edhe në qytetin e Korçës qentë endacakë janë kthyer në shqetësim për banorët. Në cdo lagje të qytetit, edhe në ato në qendër të tij, dhjetra qen lëvizin të lirë duke sjellë kështu edhe pasigurinë e qytetarëve. Zakonisht qentë grumbullohen në orët e mbrëmjes, por ajo cka tërheq vëmendjen është prania e tyre në mes të ditës në Pazarin e Vjetër të qytetit.

Një zonë e populluar, ku në cdo moment qarkullojnë njerëz me fëmijë të kapur për dore. Kjo e bën edhe më alarmante këtë shqetësim. Vetë banorët e Korçës janë shprehur për Report Tv se ndihen të pasigurt pasi mund të pësojnë kafshime por edhe sëmundje duke qenë se qentë nuk janë të vaksinuar.

Ndërkohë që banorët apelojnë për ndërhyrje nga ana e instancave përkatëse dhe gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë. Të kontaktuar nga Report Tv, Bashkia e Korçës shprehet se është miratuar një projekt ku do të ndërtohet një godinë për të strehuar të gjithë qentë endacakë, por se kur do të ndodh kjo, nuk ka një afat të dhënë nga ky institucion.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 06/10/2018 13:08

    Korçerët sikur e mbajnë veten me kulturë.. Injorantë primitivë! Të mblidhen biznesmenet dhe tu krijojne qenushave kushte që edhe ata të jetojne. Korçerët janë qelbësira çobeno-fshatarë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale