Qepenat e Lulit dhe “lufta” e Monikës

Qepenat e Lulit dhe “lufta” e Monikës

Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha

Kësaj here “opozita e përbashkuar” e Lulzimit dhe Monikës, ishte ndarë mes qepanave dhe luftës “pa kompromis” ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama. E ndërsa Lulzimi kishte zgjedhur të mos ulej më në autostrada por të mbështeste ulësit e qepenave, Monika kishte zgjedhur të ishte gati për marshimin e LSI drejt zyrave të qeverisë. Madje kryetarja e partisë më të vogël të opozitës, përgjatë gjithë javës, ka deklaruar në intervista mediatike se “jam gati të nxjerr me luftë Edi Ramën nga zyra dhe të mos lejoj asnjë ministër të hyjë në zyrën e tij duke përdorur edhe çizmet”.

Opozitë më të pabesueshme dhe më kaotike nuk ka patur ndonjëherë vendi. Njëri merret me qepenat, dhe i bën thirrje miletit të “ngrihemi sot se nesër është vonë”, kurse tjetra gënjen, trimërohet dhe mashtron duke sajuar lloj-lloj budalliqesh, që edhe skraparlliu më i humbur nuk do ti besonte.

Kjo opozitë pasi ka fituar mosbesimin tek shumica e popullit opozitar, pasi ka dështuar me 2-3 protestat e fundit, pasi nuk ka arritur të luajë dhe manipulojë kuksianët dhe ndjesitë e tyre me “protestën popullore për taksën e rrugës së Kombit”, tashmë ka zgjedhur tregëtarët e vegjël, duke thurrur skenarë dhe duke përdorur edhe gjoja “kryetarët e sinditatave” të biznesit të vogël.

Edhe e marta që ishte caktuar si dita e protestës së biznesit të vogël në shkallë vendi, ka rezultuar një dështim spektakolar për Lulin dhe Monikën. Qepenat dhe “lufta me çizme drejt kryeministrisë” ka rezultuar një tjetër dështim për një opozitë që nuk ka programin e saj të publikuar jo vetëm për anëtarët e partive por edhe për shqiptarët, për të ditur nivelin intelektual të një fronti apo grupimi që pretendon të vijë nesër në pushtet me “taksa të ulëta”.

Deklarata e Lulzim Bashës ishte e ripërsëritur “të ketë konkurencë të ndershme në biznes dhe transparence”, ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike këtë gjë nuk e siguron as brënda partisë tij. pra nuk siguron as transparencë, dhe as garë të ndershme kur vjen rradha e zgjedhjeve për kryetar partie apo për forumet e tjera statutore. Kërkon “mosbindje civile” dhe “të ulen qepenat e biznesit të vogël” por nuk u jep rrugëdalje qtyre dhjetra bizneseve që mbledh dhe u mban fjalime, nuk u thotë “si dilet nga kriza”, nuk u thotë “të dialogojnë me institucionet legjitime të qeverisë, por i ndërsen ata të krijojnë amulli dhe anarshi në qytete dhe fshatra.

Kjo opozitë prej afro 1 viti kurrë nuk ka dalë para shqiptarëve, për tu prezantuar me një program të detajuar dhe të hartuar nga ekspertë të fushës, por gjithmonë ka ndërmarë “aksione” spontane duke dështuar. Kauza e kësaj opozite është vetëm “marrja e pushtetit me protesta të dhunshme”, ndërkohë që shqiptarët presin prej saj të dëgjojnë ligjerata dhe premtime të besueshme.

Ftesat e Lulzimit dhe Monikës për “protesta popullore” janë thjesht orvatje të dy personave që pasi kanë humbur pushtetin, duan me patjetër të rikthehen atje jo me vota të lira, por me metoda leniniste. Qepenat e ulur të Lulzimit, dhe lufta me çizmet e Monikës, mbeten dy shfaqet e dështuara teatrale të dy kryetarëve opozitarë, që deri sot kanë dëshmuar se nuk kanë aftësinë dhe moralin të sensibilizojnë atë pjesë të shqiptarëve të pakënaqur nga qeverisja Rama. Rruga e vetme që u ka mbetur Lulzimit dhe Monikës, mbetet

çadra, simboli i “lirisë dhe demokracisë” sipas tyre. Ajo mbetet letra e fundit, A-si nën mëngë që ata ruajnë, kur tu shterojnë fantazia dhe idetë e të bërit “opozitë” për interesa të pushtetit të humbur. Thirrjet për “të ulur qepenat” dhe për “të marshuar drejt kryeministrisë me çizme kazma dhe lopata” edhe kësaj here nuk janë marrë seriozisht nga shumica e shqiptarëve dhe biznesmenëve të vegjël dhe të mesëm, nga shumica e atyre që duan zbatimin e ligjit dhe konkurencën e ndershme, nga shumica e atyre që duan rendin dhe sigurinë, dhe jo anarshinë dhe kaosin e dirigjuar nga zyrat e partive që duan pushtet me mjete të dhunshme.

Ata që sot kërkojnë ulje qepanash dhe ulurijnë për “popullin”, janë milionerët e politikës shqiptare, janë ata që për 20 e ca vjen pushtet, popullin e kanë parë vetëm përmes xhamave të errët të makinave luksoze, dhe që sot po luajnë turpshmëm me jetën dhe fatet e tyre. Javanews

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 11/04/2018 10:08

    Askund ne demokracine aktuale,nuk degjon si ne Shqiperi,ku opozita aktuale recidivisht genjen,sajon e pengom zhvillimet e proceseve shteterore,kombetare e politike.Madje, kudo gjendet, brenda e jashte vendi, opozita pa asnje faktim e deshmim perbalte, jo vetem politiken qeveritare,por edhe traditen e lavdishme kombetare.Per keto nuk duhet shume kohe e mundim, vetem te degjosh keto dy fytyra politike dhe te degjodh fjalet e krrokamat urrejtese ndaj shtetit dhe popullit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë