Qeveria britanike arrin marrëveshjen me BE-në për post Brex-it

Qeveria britanike arrin marrëveshjen me BE-në për post Brex-it

Kryeministrja britanike Theresa May

Qeveria britanike ka arritur një marrëveshje kolektive mbi bazat e marrëdhënies së ardhshme me BE, pas Brex-it.

Ministrat kanë nënshkruar një plan për krijimin e një zonë të lirë tregtie për mallrat industriale dhe bujqësore me bllokun, bazuar në rregulla të përbashkëta. Ata po ashtu mbështetën edhe modelin e një territori doganash të kombinuara.

Kryeministrja Theresa May, ka zgjedhur një marrëdhënie të ngushtë me BE-në, më të ngushtë madje nga sa shumë kolegë të saj do të kishin dashur, dhe tani, duhet t’ia shesë këtë partisë së saj dhe liderëve të tjerë evropianë. May shpreson se angazhimet e reja do të zhbllokojnë fazën e radhës të bisedimeve me BE por nuk është ende e qartë se sa apo çfarë kundërshtimesh ekzistojnë.

Downing Street tha se propozimet shënojnë një evoluim të rëndësishëm në pozicionin e Britanisë dhe do të shuajë shqetësimet për të ardhmen e kufirit mes Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës.

“Ky është një propozim që unë besoj se është në të mirë të Britanisë dhe bashkimit evropian dhe unë pres që ai të perceptohet me pozitivizëm” tha May për BBC.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve