Qeveria e Kosovës zgjeron e taksën 100% për mallrat nga Serbia

Qeveria e Kosovës zgjeron e taksën 100% për mallrat nga Serbia

Mbledhje e Qeverisë së Kosovës (Foto ilustruese)

Bashkimi Europian i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që ta rishqyrtojë vendimin për zgjerimin e tarifës 100 për qind edhe ndaj produkteve (markave ndërkombëtare) që prodhohen në Serbi. Në faqen zyrtare të zyrës së BE-së në Kosovë, thuhet se "BE-ja e sheh me shqetësim të madh vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës për tarifat e mallrave që vijnë nga Serbia”.

"E shohim me shqetësim vendimin e Kosovës për të shtrirë tarifën prej 100 për qind edhe për produktet e brendeve të njohura ndërkombëtare të vendeve të tjera, duke përfshirë edhe vendet e BE-së, të cilat prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë. Ne duam të përsërisim mesazhin e BE-së, se vendosja e tarifave nuk kontribuon në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe ajo bie në kundërshtim me angazhimet e Kosovës drejt integrimit rajonal dhe angazhimeve të marra nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA)”, thuhet në reagimin e BE-së. Zyra e BE-së në Prishtinë, thotë se revokimim i tarifës nga qeveria e Kosovës për mallrat serbe do të ishte vendimi i duhur që Kosova dhe populli i saj të avancojë drejt aspiratave Evropiane për të tashmen dhe të ardhmen e saj.

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të saj vendosi që asnjë produkt nga Serbia pavarësisht nëse është markë ndërkombëtare apo serbe, nuk mund të hyjë më në Kosovë pa iu nënshtruar taksës prej 100 për qind. Kjo masë e re e qeverisë së Kosovës "ndonëse nuk thuhet zyrtarisht”, erdhi pas një letre që kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç u dërgoi vendeve të ndryshme të botës përfshirë edhe Shqipërinë, nga të cilat kërkoi tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. E si duket kjo letër e ka nervozuar tej mase kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e shprehu pakënaqësinë tij edhe ndaj komisionarëve të BE-së që sipas tij nuk reaguan fare për letrën e Bernabiq.

"Unë ndihem i ofenduar nga letra e kryeministres serbe dhe mos veprimi i Evropës. Ne na thuhet mos veproni, ndërsa nuk po disiplinohet Serbia. Federica Mogherini, as Johannes Hahn, as Jean Claude Juncker, as Donald Tusk e as Cecilia Malmstrom, nuk kanë reaguar për t'i thënë Serbisë se ajo letër nuk është në frymën e stabilizimit të Ballkanit. Ku është Evropa, ku janë ata që nuk reagojnë ndaj Serbisë”, u shpreh Haradinaj gjatë një interviste në një televizion lokal.

"Kur ne aktivizohemi për të mbrojtur sigurinë tonë, udhëheqësit e BE-së aktivizohen sikur të ishin në Beograd e jo në Bruksel. Ka shkuar koha kur ne kemi dëgjuar secilin çka na thotë. E vetmja mënyrë e përmbylljes së paqes Kosovë- Serbi, është pranimi i të drejtës së Kosovës”, u shpreh kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Të menjëhershme ishin edhe reagimet nga Serbia, ndaj zgjerimit të taksës së vendosur nga qeveria e Kosovës edhe për mallrat ndërkombëtare që prodhohen në Serbi. Zëvendëskryeministri serb, Rasim Lajiç, ka thënë se "shitja e mallrave serbe në Kosovë praktikisht është ndërprerë”, duke përmendur humbje të mëdha financiare të Serbisë.

"Nga të dhënat nga dogana, nga 21 nëntori kur hyri në fuqi masa e takës 100 për qind, e deri më 11 dhjetor, në territorin e Kosovës ka më pak 30 milionë euro mallra krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar. Është dëm i madh nëse vazhdohet me këto masa, e kjo praktikisht do të thotë se do të ndërpritet tregtia e mallrave serbe. Nëse vazhdon kjo masë, mallrat serbe do të zhduken në Kosovë”, citojnë mediet në Serbi, zëvëndëskryeministrin Rasim Lajiç. Ai këmbëngul se "Serbia nuk ka shkelur marrëveshjen e CEFTAS-as”, ndërsa, kërkon që qeveria e Kosovës ta heqë taksën, ndërsa është i gatshëm të ulët e të bisedojë dhe të hapen për diskutim të gjitha temat ekonomike dhe politike, Kosovë-Serbi.

Ka reaguar edhe ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Mirko Sharoviç, i cili ka thënë se "që nga vendosja e taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës, vendi i tij ka humbur rreth 4 milionë euro. "Për një muaj nga zbatimi i tarifës 100 për qind mbi mallrat nga Bosnja dhe Hercegovina, në Kosovë janë eksportuar më pak se 4 milionë euro mallra në raport me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar”, ka thënë Mirko Sharoviç.

Qeveria e Kosovës me datën 21 nëntor, rriti taksën doganore për 100% për të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës që importohen në Kosovë, ndërsa, të premten datë (28.12), zgjeroi këtë taksë edhe për markat ndërkombëtare të mallrave që prodhohen në Serbi. Taksa e vendosur nga qeveria e Kosovës, në njërën anë dhe aktiviteti i pandalur i qeverisë së Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës, ka tensionuar shumë raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me çka është bllokuar edhe vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve i filluar gjashtë vjet më parë. /DW/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale