Qeveria filipinase heton skandalin e vjedhjes së të dhënave nga Cambridge Analytica

Qeveria filipinase heton skandalin e vjedhjes së të dhënave nga Cambridge Analytica

 

Facebook-un e presin kokëçarje të reja pasi qeveria filipinase ka thënë se po heton gjigantin e medias sociale lidhur me njoftimet se informatat personale të më shumë se 1 milion përdoruesve në Filipine i janë transferuar kompanisë britanike të analizmit të të dhënave, Cambridge Analytica.

Komisioni Kombëtar i Privatësisë në Filipine tha se i kishte dërguar një letër shefit ekzekutiv të Facebook-ut, Mark Zuckerberg për ta njoftuar se ky komision kërkon dokumentet përkatëse lidhur me çështjen, për të zbuluar sa i shtrirë ka qenë problemi. Komisioni njofton përmes faqes së tij elektronike se synon të zbulojë nëse ka pasur analiza të të dhënave personale të shtetasve filipinas pa autorizimin e tyre. Letra mbante datën 11 prill.

Një zëdhënës i Facebook-ut tha për agjencinë e lajmeve Reuters se kompania është e përkushtuar për mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve dhe se po bashkëpunon me entin rregullator në Filipine.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)