POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Qeveria likuidon tërësisht detyrimin ndaj kompanisë CEZ Group

Foto ilustruese

Qeveria shqiptare ka paguar edhe këstin e fundit të detyrimit ndaj kompanisë çeke CEZ Group, duke likuiduar në total shumën prej 95 milionë eurosh, për të cilën ishte rënë dakord mes dy palëve, pas heqjes së licensës nga ERE.

CEZ Group bleu 76% të aksioneve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë në vitin 2008 për 103 milionë euro, por, pasi nuk plotësoi objektivat dhe humbjet e energjisë iu afruan nivelit prej 50%, Enti Rregullator i Energjisë në fillim të vitit 2013 mori vendimin për heqjen e licencës.

Pas shumë negociatash, në qershor të vitit 2014, qeveria e Shqipërisë dhe ajo çeke arritën një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit, lindur në janar 2013. Kjo marrëveshje kishte tre pika: Së pari, transferimin e menjëhershëm të aksioneve në favor të shtetit shqiptar, 76% që zotëroheshin nga CEZ, duke i dhënë shtetit shqiptar pronësi të plotë të shoqërisë.

Së dyti, pala çeke hiqte dorë nga kërkimi i vlerës prej 103 milionë eurosh, të paguar për blerjen e aksioneve në vitin 2009 si dhe nga çdo pretendim tjetër financiar që lidhet me vlerën e blerjes dhe investimeve fillestare.

Së treti, shoqëria e re e shpërndarjes e energjisë, pra shoqëria e re që mori aksionet nga pala çeke e kontrolluar nga shteti, merrte përsipër t’i paguajë palës çeke një vlerë prej 87.1 milionë eurosh. Kjo vlerë ra dakord të paguhej me këste deri në vitin 2018, me një vlerë të përgjithshme interesi 7.9 milionë eurosh mbi principalin e rënë dakord. Ky principal përfaqëson kreditë e marra dhe shumat e faturuara dhe të kërkueshme në çdo kohë nga CEZ s.a. (Monitor)

ke.mu.
Komento