Qeveria, mediat dhe ‘Fake news’ Çfarë
thanë Bollino,Peka,Vasili e Babaramo

Qeveria, mediat dhe ‘Fake news’ Çfarë<br />thanë Bollino,Peka,Vasili e Babaramo<br>
Problemet në median shqiptare, zhvillimet në këtë treg si dhe përplasjet, akuzat dhe fyerjet e kryeministrit Rama me gazetarët kanë qenë tema e emisionit të mbrëmshëm në “Top Story” në Top Channel. Moderatori Sokol Balla për herë të parë kishte krijuar një panel interesant të përbërë nga kolegë të mediave e tjera; Çim Peka, Carlo Bollino, Ilir Babaramo dhe Eni Vasili.

Peka ka komentuar se mesazhet e komisionerit Hahn dhe kryeministrit Rama në thelb ishin të njëjta. Për Pekën, problemi i vërtetë qëndron tek kapja e mediave nga politika dhe jo tek “Fake news”, siç pretendon kryeministri.

“Të shohësh problemin tek “Fake news” dhe jo tek kapja e mediave, është t’i shërbesh Edi Ramës. Në Shqipëri “Fake news” kanë pasur dhe ka gjithë kohës, sepse mediat kanë bërë lajme për qeverinë. Por kurrë më parë si në kohën e sotme, historia shqiptare nuk ka pasur një qeveri, pa media opozitare”, ka vijuar Peka.

Ndërsa drejtuesi i Report TV dhe portalit “Shqiptarja.com”, Carlo Bollino ka nënvizuar, se “Fake news” është një fenomen i përhapur në gjithë botën, por gazetari që shkruan lajmin ka sipas tij përgjegjësi. “Kudo gazetari ka një përgjegjësi, për lajmin që transmetohet. Nëse një lajm është fals, në Itali gazetari largohet nga profesioni”, ka thënë ai duke këmbëngulur në anarkinë dhe lehtësinë e shpifjes në mediat tona.

Kurse për Ilir Babaramon, reagimet ofenduese të kryeministrit kundrejt gazetarëve, vijnë si pasojë e pozitës së tij dobët në këto kohë skandalesh.

“Kryeministri tha, se një brez gazetarësh duhet të largohen. Kam përshtypjen se ai e ka problemin me atë që e quan “katundi mediatik”. Në një pozitë vulnerabël ai ndihet në një pozitë inferioriteti, sepse para nesh i kujtohen momentet e tij të dobësisë”, ka thënë Babaramo, shkruan Syri.net. Por problem i vërtetë sipas tij janë botuesit dhe sipërmarrësit, një lidhje që sipas tij ka lindur që në vitin 2000, kur Rama u bë kryetar bashkie.

“Kemi një valë ndërtuesish që u futën në tregun mediatik. Njerëz që s’kishin lexuar një libër në jetën e tyre. Shoqata e botuesve u kthye në shoqatë ndërtuesish. Në këto rrethana kryeministri nuk ka përse ta kërkojë tek gazetarët situatën ku ndodhemi”, ka thënë ai.

Ndërsa Sokol Balla ka shfaqur një këndvështrim të kundërt. Sipas tij, nuk janë pronarët, problemi i mediave. “Në Shqipëri të bësh një media në këtë situatë politike, duhet të jesh i çmendur. Ata që na shohin mendojnë se problemi janë mediat. Personalisht nuk mendoj kështu. Problemi teorikisht është qeveria, politika”, ka thënë Balla.

Edhe për Eni Vasilin, problemi i vërtetë në këtë aspekt është politikëbërja dhe jo “Fake news”, siç përpiqet ta devijojë kryeministri problemin e vërtetë.  “E pakuptueshme është, përse kjo gjë shqetëson më shumë politikën sesa median. Kryeministri thotë se ka gazetarë të pasur, por kush i bëri të pasur? Nëse kryeministri mendon se ka gazetarë të korruptuar, atëherë korruptuesi është politika. Kryeministri të dalë, të thotë këtij i kam dhënë këtë tender dhe le të bëhet transparencë. Këtu qëndron problemi mes politikës dhe medias”, ka thënë Vasili.

Në debat është folur edhe për marrëdhëniet e qeverisë së mëparshme demokrate me mediat dhe sidomos për qëndrimin e ish-kryeministrit Berisha ndaj tyre.

Peka: Sot kemi një kapje të medias. Ndryshe nga sot, Berisha ishte i paaftë për t’i kapur dhe kishte qasje konfliktuale ndaj tyre.

Bollino: Berisha i digjte mediat, s’kishte nevojë t’i kapte. Berisha e ka mbeshtetur blerjen e News24, që transmetoi i pari videon e 21 janarit. Televizioni u shit para zgjedhjeve vendore te 2011. News24 kishte një qëndrim kritik ndaj qeverisë. Sapo ndryshoi pronari, televizioni u rreshtua krah Lulzim Bashës.

Babaramo: Nëse Berisha i parë dogji një redaksi, më i rëndësishëm është Berisha i dytë. Këtu kemi qenë kur një televizion në mënyrë flagrante ka marrë dhjetëra milionë euro gjobë. News24 pastaj u ble edhe me paratë e naftës. Publik/syri.net/

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)