Qeveria në Fier, Rama: Ende ka parazitë dhe grabitqarë në administratë, 80 u larguan

Qeveria “Rama 2’ është zhvendosur në qarkun e Fierit në një mbledhje dy ditore. Pas vendimeve që u morën dje, sot kabineti qeveritar ka zbritur në terren duke zhvilluar një takim me drejtuesit qendrorë e vendorë për punësimin, ​shërbimet dhe reformën e tokës. Rama u shpreh në fjalën e tij se në administratë ende ka parazitë dhe grabitqarë që kanë shfrytëzuar detyrën për të përfituar në dëm të interesit dhe të drejtave të qytetarëve.

Ende ka parazitë dhe grabitqarë që kanë shfrytëzuar detyrën për të përfituar në dëm të interesit dhe të drejtave të qytetarëve. Kur një qytetar është penguar padrejtësisht, ne evidentojmë shkaktarët duke i larguar nga puna dhe duke i çuar në ndjekje penale. Sot janë mbi 80 raste largimesh nga puna në Hipotekë për këtë shkak. Sot mbi 400 shërbime për qytetarët jepen përmes internetit, të gjithë drejtuesit e zyrave të ndihmojnë që sa më shumë njerëz ti përdorin.

Kryeministri Edi Rama

Nisur nga protestat e biznesit të vogël ditët e fundit në disa qytete për të kundërshtuar përfshirjen në skemën e TVSH-së, Rama tha se Tatimet kanë zhvilluar takime duke informuar 6 mijë biznese nga 9 mijë që preken nga ndryshimet.

Domosdoshmëri për të çuar në një shkallë tjetër cilësinë e marrëdhënies mes përfaqësuesve të Tatimeve dhe biznesit. Është bërë një punë e jashtëzakonshme për të informuar biznesin e vogël për ndryshimet, nga 9 mijë biznese që preken nga ky ndryshim, Tatimet kanë arritur të flasin drejtpërdrejt me 6 mijë prej tyre. Objektivi është t’u shpjegohet të gjithëve. Marrëdhënia mes Tatimeve dhe biznesit të qëndrojë mbi parimin e bashkëpunimit, jo ndëshkimit. Shumë shpejt në një fushatë kombëtare për të garantuar transparencë dhe nxjerrjen në pah të dobësive aktuale dhe marrjen e përgjegjësive.

Edi Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:39
Arsimi, Nikolla: Po diskutojmë për hapjen e një Universiteti në Fier

Ministria e Arsimit Lindita Nikolla gjatë takimit në Fier me qytetarët u shpreh se po diskutohet mundësia e hapjes së një Universiteti në këtë qytet.

Diskutuam me Prefektin për këtë gjë, por Universitetet ngrihen mbi bazën e disa standardeve. Për shkak të një zone që ka disa prioritete që lidhen me gjeologjinë dhe naftën do të diskutojmë për të mundësuar ringritjen e kolegjeve profesionale. Por nuk duhet të bëjmë gjëra të nxituara. Universitetet ngrihen me procedura, ja ku është ai i Vlorës, në distancë shumë të afërt për studentët e Fierit, por ne po e diskutojmë.

Lindita Nikolla

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 22/04/2018 07:25

    Ik ore plehre ,menduam se Sali shpellari ishte e keqja e vetme e atij vendi,dhe te votuam ty,po ja futem vetes nga nje e keqe na u ben dy te keqija.. Nje mut jeni,hajduter,bastarder dhe militant te peshtire deri ne palce keni vendosur ne cdo post .

    Përgjigju
  • Zylo: 21/04/2018 15:49

    TE PAME DHE TE DEGJUAMZ RAMA PER SA I PERKET TATIMEVE DHE PUNSIMEVETE POPULLIT TI POPULLIN E BEN DEMBEL DHE QE NUK DON TE PAGUAJ TAKSAT Z RAMA. FILLOJE ME VETEN TENDE DEKLARO ME FATURE SA ESHTE RROGA JOTE MUJORE SA TAKSA PAGUAN SA TAKSA PAGUAN PER PRONEN OSE PRONAT QE DISPONON SA PARA KA PERFITUAR SHTETI NGA TAKSIMI I SHITJES SE PIKTURAVE SA PARA KE NE BANKE DHE SA ESHTE TAKSIMI KETO QE PO THOTE ZYLUA JANE NORMALE DHE QE E DEKLARON CDO KRYETAR SHTETI P SH NE USA PRESIDENT I KA TE ARDHURAT VJETORE 180000$ ne vit KETE E DIN I GJITHE POPULLI AMERIKAN KURSE NE SHQIPERI ASGJE NUK DIHET ESHTE THENE QE KRYEMINISTRI E KA RROGEN 2000euro ne muaj Po sa eshte taksimi nuk dihet DHE MBASI TE MBAROSH PER VETEN FILLO PASTAJ ME AHMETAN ME GJIKNURIN ME LULUSHEN ME BIRISHIN ME PALLUQEN ME SPIROPALIN ME BRACEN ME BEQJAN DHE MBASI TE DEKLAROHEN NE E R T V SA TAKSA KANE PAGUAR KETA TE LISTES ATEHERE BEJE POPULLIN DEMBEL INJORANT TE PA SHKOLLUAR TE PA MORALSHEM QE FSHEHIN TE ARDHURAT PER TU MOS TAKSUAR

    Përgjigju
  • Kamaleoni: 21/04/2018 10:45

    Per kopene... ta dini ju sa grabitqare e parazite me rroga 800e lart ka sjelle ky ne administrate... sbeni asgje se pak a shume e dini po kopeja ska brire... keshtu qe shijojeni thelle kete tribalizmin tone se fundja vete e kultivoni dhe meqe jeni te kenaqur me te... ja shtofte zoti ditet ne pushtet qe ta perjetoni gjate mrekulline...

    Përgjigju
  • Xxx: 21/04/2018 10:28

    Po ke te drejte ka parazite siç i quan ti. Po mos harro se me votat e paraziteve je ne pushtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit