Qeveria nis projektin e rilindjes
rurale për 100 fshatra, Fishta i pari

Qeveria nis projektin e rilindjes<br />rurale për 100 fshatra, Fishta i pari<br>
Pas projektit të Rilindjes Urbane në mandatin e parë qeverisës, në të dytin ‘Rama 2’ është fokusuar të fshatrat, pra Rilindja Rurale.  Kryeministri pas mbledhjes ditën e parë në Lezhë ka dalë në një konferencë për media ku ka treguar mes të tjerash edhe vendimin për fshatrat.

Ai theksoi se Fishta është ‘dallëndyshja’ e parë e projektit për 100 fshatrat që do të stimulohen në këtë mandat qeverisës. Një tjetër vendim i rëndësishëm është përcaktimi i një liste, pas një procesi relativisht të gjatë bashkëbisedimi me të gjithë kryetarët e bashkive në rang territori, të 100 fshatrave në territorin e Republikës së Shqipërisë, ku ne do të stimulojmë zhvillimin e integruar rural, për të krijuar modelin e ri të këtij zhvillimi që do të shtrihet edhe në pjesën tjetër të hapësirës rurale.

Fishta është një prej këtyre 100 dallëndysheve të para të këtij procesi të ri zhvillimi rural, që do të mbështetet me një program të veçantë nga qeveria. Ky model ka të bëjë me infrastrukturën, ka të bëjë me diversifikimin e ekonomisë, me zhvillimin e kapitalit social, me ndërhyrjet në dobi të trashëgimisë kulturore e me radhë" 
deklaroi ai, duke vleresuar punen shumevjeçare te familjes Prenga për 'Mrizin e Zanave'. Rilindja rurale me 100 fshatrat e parë ishte njëri nga vendimet që mori qeveria sot në Lezhë, ndërsa në ditët në vijim do të prezantohet edhe plani për agro-turizmin. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin