Qeveria u lehtëson taksat, por çmimet e hotelerisë rriten sërish

 Qeveria u lehtëson taksat, por çmimet e hotelerisë rriten sërish

Foto ilustruese

Vjeshtën e vitit të kaluar, për të lehtësuar shërbimet e turizmit, qeveria ka reduktuar TVSH-në në shërbimet e akomodimit dhe furnizimit në 6%, nga 20% që ishte më parë, duke e vënë strukturat akomoduese shqiptare në një garë të barabartë me bizneset e rajonit, të cilat prej vitesh aplikojnë TVSH të diferencuar. Por, në të kundërt të pritjes, çmimet erdhën në rritje, çka duket se është nxitur nga një kërkesë në rritje për këto shërbime. Turistët nga Europa Perëndimore po shtohen dhe hotelet janë të zëna një vit në avancë. Hotelet shqiptare që në fund të vitit të kaluar raportuan se janë përballur me prenotime jo të zakonshme për pushimet e verës 2018, kryesisht nga turistë çekë, polakë dhe sllovakë.

Shqipëria është vizituar nga një numër rekord të huajsh në vitin 2017, sipas statistikave të lëvizjeve të shtetasve të publikuar nga INSTAT. Në total, në Shqipëri hynë 5.1 milionë të huaj, me një rritje prej 8.1% në krahasim me vitin e mëparshëm. Gati gjysma e tyre erdhën për qëllime turistike.

Ndonëse gradualisht po e braktisin vendin amë sa u përket pushimeve verore, shtetasit nga Kosova vijojnë të zënë vendin e parë për sa i përket numrit të të huajve në vend, me 34% të totalit (nga 45% që ishte pesha e tyre vitin në 2016-n).

Shqipëria po shndërrohet në atraksion për shumë turistë nga Maqedonia, Greqia, Italia, Gjermania, Polonia, Anglia, Çekia, teksa vendi ynë vijon të jetë në fokusin e mediave të huaja që shkruajnë për bukuritë e tij dhe alternativën e çmimeve të lira. Në 2017-n, të huajt nga shtetet e tjera e neutralizuan efektin e ikjes së pushuesve nga Kosova.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vetting: 16/05/2018 09:56

    (Disclaimer: Jam i pa politizuar dhe mendimi eshte komplet personal.) Qellimi nuk ishte qe taksat te uleshin ne menyre qe te ktheheshin ne investime e permiresim te sherbimit (sic do ndodhte ne nje vend normal ne bote), por qellimi i vertete ishte qe shoket e pushtetit te mos paguanin shume taksa, shume taksa paguajne vetem fakiret e laskaret, ato qe skane vellezer ministra e kryeministra. Shteti shqiptar eshte shtet kriminel, ku cdo gje behet nepermjet krimit, dhe krimi as nuk ndalohet as parandalohet por eshte ortak, sado optimiste dhe ndjenja pozitive te kemi, e verteta eshte shume e hidhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët