Rënia e Euros/ Eksperti Zef Preçi: Veprim i duhur nga BSH, por i vonuar, të kishte ndërhyrë më parë

Guvernatori Gent Sejko njoftoi dje se Banka e Shqipërisë do të fillojë blerjen e valutës për të frenuar rënien e euros. Por çfarë ndodh sot në pikat e këmbimit valutor? A kanë qytetarët më tepër interes për të blerë euro? Report TV ka bërë një vëzhgim në pikat e këmbimit valutor në kryeqytet, teksa konstatohet interesi i qytetarëve për të përfituar nga ky moment.

A shisni euro?
Po

A ka më tepër interes se ditët e tjera?
Po, dje dhe sot ka pasur më shumë lëvizje

Keni vënë re rritje të numrit të njerëzve që duan të blejnë euro?
S’ka filluar akoma, po më duket se këto ditë, nga pak.

A kanë shfaqur interes qytetarët te ju për të blerë euro?
Njerëzit vijnë pyesin edhe ikin. Largohen

Por, çfarë mendojnë ekonomistët për këtë situatë?
Zoti Preçi, banka e Shqipërisë njoftoi dje se do të fillojë blerjen e valutës për të frenuar rënien e euros. Si mendoni se do të ndikojë kjo në treg?

Personalisht e shoh një ndërhyrje brenda mandatit ligjor, ndonëse pak i vonuar në kohë. E konsideroj një braktisje deklaratat e pak javë më parë ku vetë banka qendrore, thoshte që është një fenomen i përkohshëm, kalimtar, lidhet me nr e madh të turistëve, gjëra që nuk qëndrojnë. Kjo situatë është krijuar edhe nga paratë e drogës. Është mirë që banka të ketë më tepër transparencë për sa i takon transaksioneve të saj

Zef Preçi, ekonomist

Ndërkohë, sot, një ditë pas njoftimit të ndërhyrjes së bankës në blerjen e valutës, euro është rritur me 0.83 cent, duke kapur kështu vlerën e 125.5 të blerjes së saj. Pikat e këmbimit valutor thanë se tashmë njerëzit po tregojnë interes për blerjen e euros, ekonomistët e vlerësuan si një veprim të vonuar por një procedurë që duhet të jetë transparente. A do të mundet tanimë banka e Shqipërisë të forcojë euron?

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë