Qytetarët i përgjigjen thirrjes së Veliajt për festat e Nëntorit, Tirana vishet me flamuj Kuq e Zi

Qytetarët i përgjigjen thirrjes së Veliajt për festat e Nëntorit, Tirana vishet me flamuj Kuq e Zi

Flamuri Kuq e Zi në Tiranë

Atmosfera festive për festat e Nëntorit ka nisur që të ndihet në kryeqytet. Apelit të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për vendosjen e flamunjve në banesat apo dhe në hapësirat publike i janë përgjigjur me qindra familje në Tiranë. 

Thuajse çdo pallat apo shtëpi private ka filluar që të vishet me ngjyrat kombëtare dhe është vendosur edhe simboli ynë kombëtar, flamuri kuq e zi.

Festa e madhe e Pavarësisë pritet që ta kthejë për të dytin vit radhazi sheshin “Skënderbej” në një pikëtakimi për të gjithë ata që ndihen patriotë, atdhedashës, e që e duan dhe e nderojnë tokën tone.

Sikurse është bërë tashmë traditë, me rastin e festive kombëtare Tirana mbledh qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit si dhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Festimet do të kulmojnë me Natën e Bardhë, e cila rezervon një larmishmëri aktivitetesh në Tiranë. Ekspozita, opera, filma, koncerte deri në orët e para të mëngjesit si dhe një superkoncert me të ftuar special.

Ora 18:44
Qytetarët i përgjigjen thirrjes së Veliajt, Tirana vishet me flamuj Kuq e Zi
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



    ×

    Lajmi i fundit

    Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

    Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet