Qyteza e zhdukur nga zjarret në Kaliforni, pamje tronditëse (VIDEO)

Qyteza e zhdukur nga zjarret në Kaliforni, pamje tronditëse (VIDEO)

Pamje apokaliptike nga zjarret në Kaliforni

Zjarret masive që përfshinë Kaliforninë në SHBA, shkaktuan vdekjen e 76 personave, ndërsa dëmet janë kolosale. Numri i viktimave sa vjen e rritet, po ashtu edhe ai të zhdukurve. Deri tani raportohet për 1200 persona fati i të cilëve nuk dihet. Një ditë më parë, Kalifornia u vizitua nga presidenti Donald Trump i cili u shpreh i tronditur nga shfarosja e gjithçkaje prej flakëve gjigande të ditëve të fundit.

Sipas mediave amerikane, një qytezë, Paradise, (Qyteti i Parajsës) është drejt zhdukjes. Me 23 mijë banorë dhe i ndodhur 280 km në veri të San Franciskos, kjo qytezë ka pësuar dëme të mëdha në historinë e zjarreve në SHBA. Siç duket edhe nga pamjet, aty duket sikur ka ndodhur apokalipsi. Flakët nuk kanë lënë asgjë mbi tokë.

Ndërkohë, në gjithë zonën e prekur nga zjarret, nga ora në orë mbi 50 mijë persona presin urdhrin e evakuimit, pasi flakët po përhapen me shpejtësi duke marrë gjithçka që iu del përpara. Autoritetet parashikojnë se shuarja e flakëve do marrë të paktën 10 ditë, deri në fundin e muajit nëntor. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj, arrestohet Agron Bejdolli! Krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut

Në kërkim për pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj, arrestohet Agron Bejdolli! Krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut