Radikali Sheshel shkel flamurin kroat, rikthehen tensionet Kroaci-Serbi

Radikali Sheshel shkel flamurin kroat, rikthehen tensionet Kroaci-Serbi

Pak orë pasi mbërriti në Serbi Vojislav Sheshel, i dënuar për krime lufte shkeli flamurin kroat dhe  shau delegacionin parlamentar nga Kroacia duke shkaktuar incidentin e shëmtuar që ndodhi teksa Jandrokoviq dhe anëtarët e Parlamentit ishin brenda Kuvendit të Serbisë.

Ndërkaq, kryetari i Parlamentit të Kroacisë Gordan Jandrokoviq reagoi menjëherë duke ndërprerë vizitën në Beograd.

“Kur në hyrje të Kuvendit e pa flamurin kroat, vrapoi, e rrëzoi shtizën e flamurit, u përpoq ta shqyente flamurin, pastaj në ndihmë i erdhi deputeti tjetër nga kjo parti Filip Stojanoviq dhe bashkërisht e shkelen me këmbë”, përmend Partia Radikale.

Lideri i radikalëve serbë më parë është dënuar nga Tribunali i Hagës me 10 vjet burgim për krimet kundër kroatëve në fshatin Hërtkovci në Vojvodinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës