POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ralf Gjoni për 'Report Tv': Serbia drejt njohjes 'de facto' të Kosovës

I ftuar në studion e ‘Report Tv’, ish-diplomati Ralf Gjoni ka folur mbi vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Kosovë. Gjoni është shprehur se Vuçiç në një farë mënyre gjatë vizitës së tij e pranoi sovranitetin e Kosovës në momentin që iu bind autoriteteve.

Sipas tij, nëse Kosova e Serbia bien dakord, SHBA dhe BE do pranojnë shkëmbimin e territoreve.

Ne po shkojmë drejt një njohje de facto. Vuçiç i tha qytetarëve serb se nuk munda të vij sepse nuk më lanë autoritetet e Kosovës, pra është një pranim i sovranitetit.

Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë

Ditën e djeshme, Vuçiç mbylli vizitën e tij dy-ditore në Kosovë me një fjalim në Mitrovicën e Veriut. Vizita e tij u prit me trazira pasi rreth 200 banorë të zonës së Drenicës protestuan duke bllokuar rrugët me qëllim që presidenti serb të mos hynte në fshatin e Banjës, aty ku edhe kishte planifikuar takime me banorët serb.

Sa për deklaratat e kryeministrit Grek, Alexis Tsipras se çështja çame nuk ekziston, Gjoni tha se ":Asnjë kryeministër shqiptar nuk do guxonte t'a përjashtonte çështjen çame nga tryeza e bisedimeve me Greqinë".

INTERVISTA E PLOTË:

Është shumë që t’i kërkosh banorëve të Drenicës që të pranojnë vizitën e Vuçiç, i cili ka qënë pjesë e aparatit shtetëror në kohën e Milosheviçit. Duhej respektuar dëshira e shqiptarëve. Mendoj që reagimi i tyre ishte tejet normale. Edhe vizita ishte normale. Ne po shkojmë drejt një njohje de facto. Vuçiç i tha qytetarëve serb se nuk munda të vij sepse nuk më lanë autoritetet e Kosovës, pra është një pranim i sovranitetit.

Çfarë mendoni për dialogun Kosovë-Serbi dhe mundësinë për korrigjimin e kufijve?

Ka shumë zhurmë por s’ka asnjë ofertë zyrtare. Asnjë nuk e di se për çfarë bëhet fjalë. Flasim kot në ajër. Nuk i takon dy presidenteve për të vendosur pasi ka një sërë komponentësh që vendosin. Nëse nga të dyja palët biet dakord për një marrëveshje, ajo do të pranohet nga SHBA dhe BE. Nga SHBA u dha një mesazh shumë i fortë diplomatik.

Si i keni parë qëndrimet e partive politike në Kosovë?

Nuk do të jetë e lehtë nëse do të ketë një qëndrim zyrtar. Si në Serbi, ashtu edhe në Beograd. Presheva ka 2-3 përfaqësues, nëse kjo marrëveshje kalon në parlament. Pse jo?

Thaçi dhe Vuçiç u takuan më vete me Mogherinin, presidenti serb tha se qëndrimi i Kosovës ishte kërcenues.

Formati është më i rëndësishëm se kontenti. Ajo që ka rëndësi është çfarë prodhohet. Për sa kohë ata janë takuar për mua është një lajm pozitiv. Që Vuçiç të pranojë pavarsinë e Kosovës, kjo është e vështirë për shumë serb. Fjalët e tij janë politikë e brendshme. Pavarësisht teatrove që ne shohim do të thotë që diçka po luhet. Po shohim vetëm pjesën sipërfaqësore. Me shumë gjasa diçka do të ndodhi para qershorit. Kjo pasi edhe Mogherini kërkon një zgjatje të mandatit.

ke.mu./b.ha.
Komento