‘Rally Albania’, 180 sportistë nga 15 vende të ndryshme vijnë në Tiranë/ Spektakël në sheshin ‘Nënë Tereza’

‘Rally Albania’, 180 sportistë nga 15 vende të ndryshme vijnë në Tiranë/ Spektakël në sheshin ‘Nënë Tereza’

"Rally Albania"

Tirana po kthehet në një vatër të aktiviteteve sportive. Pas suksesit të maratonës dhe garës me biçkleta, një tjetër event i madh sportiv do të organizhet në kryeqytetin shqiptar që pritet të gjenerojë më tej edhe ekonominë.

Rreth 180 sportistë nga 15 vende të ndryshme të botës do të garojnë nga data 9-16 qershor në edicionin e 14-të të garës më të vjetër në Ballkan “Rally Albania”.

Itinerari me gjatësi prej rreth 2000 km do të përshkruaj Shqipërinë Outdoor, për 7 ditë nga veriu në jug, duke startuar në Tiranë dhe duke prekur pothuajse të gjitha pasuritë natyrore dhe turistike vendase.

Ceremonia e hapjes do të bëhet më datë 9 qershor ora 20:00-23:00 ku të gjithë qyetarët e Tiranës do të përballen me plot surpriza të bukura, ndërkohë që gara do të nisë të nesërmen në sheshin “Nënë Tereza” në orën 10:00.

Më 16 qershor do të bëhet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve. Këtë vit do të ketë dhe një hapësirë dedikuar fansave të Motoçiklizmit që do të ngrihet në qendër të sheshit “Nënë Tereza”.

Aty të gjithë dashamirësit do të mund të njihen nga afër me garuesit dhe mjetet, si dhe nën shoqërinë e tingujve të një programi artistik do të mund të kalojnë një mbrëmje mes miqve të makinave dhe motorave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale