Rama: 19 mijë nxënës në arsimin profesional, punësimi 20% më i lartë për ta

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në në Tiranë në një panair kushtuar punës he arsimit profesional.

Kreu i qeverisë paraqiti atë që sipas tij ka qenë një orientim i qartë i ekzekutivit të tij që në mandatin e parë, fokusin te arsimi profesional.

Rama tregoi se rezultatet janë mëse pesëfishuar për sa i takon të rinjve që tashmë i janë drejtuar arsimit profesional, që u garanton marrjen e një zanati.

Nga 3 mijë në 19 mijë nxënës në arsimin profesional

Vetëm 4 vite më parë, në arsimin profesional kishte 3 mijë nxënës, që në numër ishin shumë pak, por në kushtet në të cilat arsimoheshin, ishin faktikisht krejtësisht të harruar dhe të humbur në mes të rrugës. Sot ne kemi 19 mijë nxënës dhe 6 mijë të tjerë, që janë pjesë e kurseve dhe e trajnimeve profesionale. I bie që të jenë 20% e nxënësve sot në Republikën e Shqipërisë. Është ende shumë pak. Duhet të jetë shumë më tepër se kaq. Politika jonë në këtë drejtim është e orientuar që numri i nxënësve që shkojnë në arsimin profesional të rritet në mënyrë progresive dhe aty të mos shkojnë vetëm nxënësit që nuk ndjekin dot arsimin e mesëm të përgjithshëm për shkak të rezultateve, por edhe më të mirët. Faktikisht në shkollat tona profesionale ne kemi një numër jo të vogël nxënësish shumë të mirë, që kanë zgjedhur rrugën e arsimit profesional dhe kanë bërë shumë mirë.

20 për qind mundësi më e lartë punësimi për nxënësit e arsimit profesional

Anketa e forcave të punës tregon se shkalla e punësueshmërisë së nxënësve që diplomohen në arsimin profesional është 12% më e lartë se ajo e nxënësve me arsim të mesëm të përgjithshëm. Po ashtu statistikat tregojnë qartë se edhe vlera e pagës për nxënësit që mbarojnë arsimin profesional në vendin e tyre të punës, është më e lartë se vlera e pagës e atyre që mbarojnë arsimin e mesëm të përgjithshëm në vendin e tyre të parë të punës. 20 për qind më shumë është mundësia e punësimit e atyre që kryejnë arsimin profesional, në krahasim me ata që kanë një diplomë universiteti. Natyrisht kjo lidhet edhe me cilësinë mizerabël me shumë diploma të universiteteve të së shkuarës dhe tashmë të mbyllura, por nga ana tjetër lidhet edhe me urinë që ka tregu i punës për zanatçinj. Numri i të diplomuarve në arsimin profesional në vitin 2016 është rritur me thuajse dyfish, krahasuar me një vit më parë. Ne do të vazhdojmë ta nxisim shumë fort arsimin profesional.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve