Rama: Basha i dha Astrit Veliajt Teatrin 'Metropol' për pallat. Basha nuk mohon firmën: Shkresa tani s'ka vlerë

Rama: Basha i dha Astrit Veliajt Teatrin 'Metropol' për pallat. Basha nuk mohon firmën: Shkresa tani s'ka vlerë

Edi Rama dhe Lulzim Basha

Nga foltorja e Kuvendit, ku mungonte opozita, kryeministri Edi Rama denoncoi kryetarin e PD, Lulzim Basha se kur ishte kryetar Bashkie firmosi privatizimin e Teatrit 'Metropol' për interesa biznesi të deputetit të tij, Astrit Veliaj.

Sipas Ramës, në vend të Teatrit do ngriheshin kulla shumëkatëshe për dyqane dhe apartamente banimi. 

Kërkesa e Bashës për të privatizuar Teatrin e Metropolit

Rama mbante në dorë dhe shkresën për privatizimin e Teatrit 'Metropol' dhe letërkëmbimin me ministrin e atëhershëm të Ekonomisë, Florion Mima.

Shkresa e firmosur nga ish-ministri Florjon Mima që i jepte 'Metropolin' deputetit të PD, Astrit Veliaj

Ata mungojnë se kanë shkuar në Vlorë për të dëshmuar sesi po digjet Vlora. Koha shumë shpejt do të na japë provën nëse Vlora po digjet, apo nëse Vlora po ecën në rrugën e Rilindjes së saj të pakthyeshme. Mjafton të kemi durimin dhe të presim edhe muajt që na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë që për këdo që ka ngenë të ndjekë shifrat dhe ta bazojë gjykimin në fakte, mjafton të shohë sesi ishte situata e kriminalitetit në Vlorë vetëm pesë vite më parë, me shifra, dhe si është sot, si nata me ditën. Sigurisht që nuk është një ditë me diell, por është ditë dhe nuk është më natë.

Ajo që më nxori këtu është një shkresë që Florjon Mima, ministër i ekonomisë ia dërgon Bashës kryetar i bashkisë , i kërkon privatizimin e teatrit të Metropolit (teatri i estradës) për llogari të deputetit Astrit Veliaj, i vetmi aset kombëtar në dispozicion të Bashksië së Tiranës, i transformuar nga një kafene e degraduar në teatër para se Basha të shkonte në bashki, çohet për privatizim, jo për PPP as për një Teatër të ri të Metropolit, në këmbim të një kontributi të z.Veliaj dhe në funksion të një përfitimi legjitim edhe të z.Veliaj pasi të investonte për Teatrin e ri, por privatizim, për të ndërtuar pallat, me dyqane dhe me dhoma gjumi.

Natyrisht që estrada është ekskluzive e PD-së dhe është e drejta legjitime e Lulzim Bashës, Mimës dhe e të gjithëve me radhë në atë oborr, që për estradën të kenë fjalën e fundit, por në rastin konkret jemi përpar anjë shembulli nga qindra dhe mijëra shembuj që mund të nxjerrim për të ballafaqur fytyrën e tyre kur flasin me fytyrën dhe pasqyrën e fakteve që tregon sesa hipokrite është e gjithë përpjakja e tyre. Hipokritë kur bërtasin për të mbrojtur një godinë të marrë fund që vetëm Teatër nuk mund të jetë dhe as monument kulture nuk mund të konsiderohjet, ndërkohë që, e ka skenën 8 m të gjerë. E dini sa është gjerësia e Turbinës? 24 m. Tetë metra e ka Teatri Kombëtar.

Edhe restaurimi ishte i pamundur, përsëri do kishim një skenë 8 m, si vatër kulture në rastin më të mirë. Ndërkohë që shqiptarët duhet thjesht e vetëm të bëjnë dallimin, midis nesh që një pronë publike të kthyer në një gërmallë, që t’’i referohet askush në mes të qytetit, pa i cënuar 1 m2 do ta kthejmë në njëTeatër të bukur dhe modernin të rajonit. Shikoni stadiumin e ri për të besuar. Një Teatër Metropoli kishin në dorë dhe e kthyen në estradë të skeçit të tyre.

Janë po ata që vunë kujën kur u shemb stadiumi dhe do të jenë po ata që do vënë pallto në verë, me syze e kapele që të mos u njohin kur të vijnë të shohin ndeshjet.

Edi Rama, kryeministër

Menjëherë pas akuzave të artikuluara nga kryeministri Edi Rama se kryedemokrati Basha kishte firmosur privatizimin e Teatrit Metropol nga deputeti i tij Astrit Veliaj në 2013-ën kur ishte kryetar Bashkie, vjen reagimi i këtij të fundit. Në lidhje me rastin, Shqiptarja.com dhe Report Tv publikuan dokumentet e skandalit në fjalë ku dukej qartë korrespondenca mes tij e ministrit Florion Mima, që Astrit Veliaj të merrte Teatrin Metropol, por në një reagim nga Tëitter-i Lulzim Basha thotë se se ato shkresa tani s'kanë vlerë. Megjithatë Basha nuk mohon të jetë ai firmëtari.

Kryehajduti kerkon skutave per shkresa te pavlera. Teatri i Metropolit eshte aty! Kinema 17 Nentorin, Kinema Republiken, kinema Partizanin, kinema Ali Demin, i ka shkaterruar Rama dhe ka ndertuar pallate.

Lulzim Basha

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin