Rama çel ekspozitën “Karakter i fortë, shpirt i butë” në Itali, kuruar nga Vittorio Sgarbi

Rama çel ekspozitën “Karakter i fortë, shpirt i butë” në Itali, kuruar nga Vittorio Sgarbi

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet sot në Salento të Italisë si i ftuar i nderit në eventin e rëndësishëm “Çmimi i kulturës Pio Alferano” që organizohet çdo vit në komunën e Castellabate në rajonin e Kampanjës. Ekspozita është kuruar nga kritiku i njohur të artit Vittorio Sgarbi. Kryeministri Edi Rama merr pjesë në këtë event kulturor me ekspozitën e tij retrospektive të titulluar “Karakter i fortë, shpirt i butë, Edi Rama.

Çmimi i kulturës “Pio Alferano” është një nga më të rëndësishmit që ndahet gjatë gjatë stinës së verës në Itali.

I organizuar gjatë viteve ‘70 nga Fondacioni me të njëjtin emër, në kujtim të gjeneralit të Policisë italiane, Pio Alferano, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në drejtimin e repartit të policisë për mbrojtjen e pasurisë kulturore, ky çmim pritet të ndahet në ditën e dytë të këtij eventi të përvitshëm më 21 korrik.

Pio Alferano është bërë i njohur për aftësitë e tij investigative të repartit që ai drejtonte, ku u rikuperuan një seri veprash të grabitura të artistëve të mëdhenj e me një vlerë të paçmueshme, duke ia rikthyer këto vepra trashëgimisë kulturore e artistike italiane.

Sot dhe nesër në Sastellabate (#salerno) mbahet çmimi "Pio Alferano". Midis çmimeve të këtij viti (në një ceremoni të  planifikuar nesër mbrëma), edhe kryeministri i Shqipërisë (dhe artisti) Edi Rama.

Vittorio Sgrabi, kritik arti

Më 20 korrik, në orën 20:30 në sallat e katit të parë dhe të dytë të Castello dell'Abate në Castellabate (SA), do të përurohen tri ekspozita:

“Karakteri krenar, shpirt i butë”:  Edi Rama me kurator Vittorio Sgarbi-n.

Ekspozita paraqet një retrospektivë të artistit Edi Rama, kryeministrit aktual të Shqipërisë”, shkruhet në programin e këtij eventi ndërsa njoftohet më tej për ekspozitat e tjera siç është ekspozita “Përtej fasadës” Gillo Dorfles 1910 - 2018, botuar nga Luigi Sansone. Një përzgjedhje e veprave si homazh ndaj Gillo Dorfles, mjeshtri i kulturës italiane, që ka vdekur pak kohë më parë në moshën 107-vjeçare. Ekspozita shoqërohet edhe me një shfaqje të një filmi të shkurtër nga regjisori Toni Trupia.

Dhe ekspozita e tretë është: “Një tjetër histori italiane, 1920 – 1945”, kuruar nga Giuseppe Iannaccone. Është një ekspozitë kolektive mbi artin italian midis dy luftërave botërore, me artistë të njohur si Arnaldo Badodi, Renato Birolli, Emanuele Cavalli, Filippo De Pisis, Renato Guttuso, Fausto Pirandello, Gianfranco Usellini dhe Alberto Ziveri.

Mysafirët e shumëprirtur të këtij eveneti kanë mbërritur tashmë, njoftojnë mediat rajonale që nga nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; guvernatori i Kampanjias , Vincenzo de Luka; si dhe Vittorio Sgarbi, së bashku me Nikola Porro, prezantues i çmimit dhe Lino Banfi, Klaudio Bisio, Filip Daverio, Daniela Ferolla, Franko Kislov, Vincenzo Napoli, Kamila Nesbitt, Fabricio Paruli, don Fabio Raimondi, Franccesko Drubbing, dhe Pietro Valsecchi.

Çelja e ekspozitës bëhet këtë mbrëmje më 20 korrik në orën 20:30 në kështjellën e Abbot, ku tri ekspozita të artit hapen në praninë e presidentit të fondacionit të gazetës Santino. Në ditën e dytë të këtij eventi, nesër në pasditen e 21 korrikut, në kështjellën Abbot do të mbahet  ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Gjithashtu më 21 korrik në orën 21:00, gjithmonë në Kështjellën e Castellabatit, gjatë një aktiviteti të drejtuar nga gazetari Nicola Porro, do ndahen çmimet, të përfaqësuara në mënyrë simbolike nga statujat prej qeramike, të emaluara dhe të praruara, të krijuara nga artisti Livio Scarpella me veprën me titull “Bijtë e Leucosia-s”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ULLI MAGNA: 21/07/2018 07:06

    'CARATTERE FIERO' = Karakter KRENAR, PERKTHIMI ?! ?! ?! ... 'FIERO' = KRENAR

    Përgjigju
  • Sula: 20/07/2018 21:49

    Timonier drejto makinen mire pastaj merru ne ekspozita . Populli thote dy kunguj me nje sqetull nuk mbahen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet